Ish Diplomati amerikan Daniel Serwer duke analizuar deklaratat e ambasadorit Delawie, i cili është pyetur rreth bisedave të mundshme në Bruksel për ndarjen e Kosovës ka thënë si është dashur të ta thotë qartë se SHBA’të mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
” Por Gregu qartësisht në këtë intervistë ka dashur të mbes jashtë substancës. Ai nuk e ka diskutuar ndarjen fare. Qëllimi i tij parësor ka qenë që të inkurajojë një pjesëmarrje më të gjerë të forcave politike në proces. Ai e ka thënë pa ekuivoke se nuk ka ndryshim në politikën amerikane. Të thuhet se ka ndryshim ashtu siç e thonë disa në Beograd, është e gabueshme” ka thënë Serwer.