Me datë 20 korrik 2018, ora 10:00, tek kryesia e Kuvendit, Kryetari Kuvendit z.Gramoz Ruçi, njëherësh edhe Kryetari i Grupi Parlamentar “Miqtë e fëmijëve” therret mbledhjen e Grupit parlamentar “Miqtë e Femijeve” për situatën e pashtetësisë, me fokus pashtetesine e femijeve në Shqipëri.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, te UNICEF dhe UNHCR dhe organizatave te tjera nderkombetare në Shqipëri.
Ftohet media te jete e pranishme dhe me lidhje direkt.