Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me raportin pozitiv të Brukselit për liberalizimin e vizave me Kosovën. Berisha në një status në Facebook ka thënë se ky është një vlerësim i drejtë i arritjeve reale të rëndësishme të autoriteteve dhe qytetarëve të Kosovës.
Ky është postimi i plotë i Berishës:
Nje urim te perzemert per qytetaret dhe autoritetet e Kosoves!
Te dashur miq, sot Komisioni Europian njoftoi lajmin e shumepritur dhe plotesisht te merituar per heqjen e vizave per qytetaret e Kosoves.
Ky eshte nje vleresim i drejte i arritjeve reale te rendesishme te autoriteteve dhe qytetareve te Kosoves ne plotesimin prej kohesh te standarteve qe bejne te mundur nje vendim te tille historik. Urime te perzemerta! sb