(Zbulohen disa vargje të poemës së Odises)
Zbulohet në Greqi gjurma më e lashtë e Odisesë. Një Tavoletë me 13 vargje të poemës homerike që tregojnë për rikthimin e Uliksit në Itakë është gjetur në vendin arkeologjik të Olimpias, në jug të Greqisë.Odisea mendohet se nisi të shkruhej rreth shekullit të VIII, ndërkohë që u krijua dhe trashëgua në formë vetëm të treguar rreth shekullit të IX para Krishtit.