Nga Amina Nuraj
O shqiptarët e mij nga Kosova e nga Maqedonia, leni Turqinë, Arabinë dhe vendet tjera, prej të cilave vetëm asimilim mund të ndillni si që e ndollëm ne në Sanxhak e që tani po e paguajmë çmimin e rëndë. Leni fetë tuaja në shtëpi, ju muslimanë, ju katolikë, ju ortodoksë dhe ju bektashij; qëndroni përballë armiqve si Shqiptarë, mos e ofendoni njëri-tjetrin në baza fetare apo ideologjie tjetër; a jeni normalë ju?!
Rrjedhim nga një Nëne të gjithë-NËNA SHQIPËRI, nënë as baba tjetër nuk na duhet! Menjëherë ndoshta nuk do ta ndieni asimilimin, por pas 30-40 vitesh do ta ndieni mirë-vetëm kam frikëse mos jet’ pak vonë; më besoni pasi kjo po ndodh tani me ne në Sanxhak!
Deri sa ishte gjallë Aqif Blyta akoma e kishim identitetin tonë kombëtar Shqiptar; pas vdekjes së tij u bëmë Jugosllavë, mandej Sanxhaklij, më vonë Muslimanë dhe në fund fare na prunë një komb të ri, me të cilin nuk kemi fare lidhje, atë Boshnjak!
Kam frikë se pas nja 50 vitesh mos paraqitet një Amina Nuraj e re në Kosovë, e cila do luftojë për rikthimin e identitetit të humbur shqiptar aty, si që unë e bëj në Sanxhak tani!
U çliruat nga një pushtues, kështu na ndihmuat edhe ne tani si dikur, por u lutem mos ndillni pushtim të ri dhe përsëritje të historisë së hidhur për të gjithë shqiptarët.
Jini vetvetja, gjithmonë bashkë dhe unik, pa marrë para sysh se kujt feje a ideologjie i takoni.
Bashkimi e bën fuqinë, vetëm ashtu do tejkalojmë çdo sfidë përballë nesh!/Revista Drini, Në shqip: G.L.