Nga XHELADIN ZENELI – ish deputet shqiptar në Malin e Zi, tani në Amerikë
Ekpeditat e klerikëve të Kishës Ortodokse Serbe në vendbanimet shqiptare në Mal të Zi, përkatësisht objekteve të tyre me rëndësi kulturo-historike nuk kanë filluar sot.Këto ekspedita filluan rreth tre dekada më parë ,atëherë kur erdhi deri te ndryshimet në udhëheqjen politike të Jugosllavisë dhe kur pushtetin në Serbi e muar Slobodan Millosheviq kurse në Mal të Zi , Momir Bullatoviq dhe Millo Gjukanoviq.
Konkretisht bëhet fjalë për parakalimin famëkeq të klerikëve serb në shoqërimin e çetnikëve, në muajin Qershor të vitit 1991 nga Ostrosi i Krajës deri në Tivar. Vizita e tyre nuk ishte thjeshtë një liturgji fetare në gërmadhat e Kishës (Manastirit) shqiptare në Krajë por një demostrim dhe parakalim i një grupi të rrezikshëm dhe të armatosur që kishin për qëllim për të frigësuar e kërcnuar popullatën e këtyre vendbanimeve shqiptare.
Për gjeneratat e reja si edhe për ata të cilët nuk e mbajnë mend ngjarjet e vitit 1991 në Jugosllavinë e atëhershme, përkatësisht në republikën e Malit të Zi, po publikoj reagimin( një pjesë të fjalimit ) tim në Parlamentin e atëhershëm të Malit të Zi lidhur me provokimet e pjasëtarëve të Kishës Ortodokse të Serbisë dhe me përkrahjen e Partisë Popullore të Malit të Zi ( parti shoveniste dhe pro serbe), ndaj tentimit të tyre për tjeterësimin dhe përvetësimin e monumenteve të historisë dhe të kilturës tonë kombëtare në trevat shqiptare të Krajës dhe të Anë të Malit, si reagim i parë i këtij lloji në organin më të lart legjislativ të Malit të Zi, para 125 deputetëve ku rreth 85% e tyre kishin qendrime antishqiptare.Mu për këtë arsye fjalimi im atëherë u përcjell me ofendime, kërcnime dhe gjeste urrejtje nga shumica e deputetëve të cilët i takonin Lidhjes Komuniste ,parti kjo e cila pak më vonë do t’a ndërrojë emrin në Partia Demokratike e Socialistëve (DPS).
(Pjesë nga fjalimi )
“Të nderuar deputetë të Kuvendit,
Tani do të flas për një ngjarje e cila ka ndodhur muajin e kaluar dhe është po aq e rëndësishme për situatën politike dhe të sigurimit në Mal të Zi. Me 4 Qershor, një grup klerikësh sllavo-ortodoksë me përkrahësit e vet, janë nisur për në Ostros (Krajë) për festimin e të ashtuquajturës Dita e Shën Jovan Vlladimirit, edhe përkundër paralajmërimeve të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Lidhjes Reformiste për Mal të Zi – Dega për Krajë, të cilat kanë deklaruar se nuk do të mbajnë përgjegjësi për pasojat eventuale. Megjithatë, çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur ajo e cila edhe është pritur. Gjatë kthimit nga tubimi, një kolonë e automjeteve të cilat me regjistrim të tabelave të Titogradit, Nikshiqit dhe Tivarit, gjatë udhëtimit prej Ostrosit deri në Tivar kanë provokuar pothuajse secilin qytetar që kanë hasur gjatë rrugës. Megjithatë, nuk janë ndalur vetëm në provokime, si për shembull ngritja e tre gishtave, por ka pasur sharje dhe fyerje në baza nacionale dhe fetare. Kulmi i gjithë kësaj ka qënë kërcënimi me armë zjarri. Mysafirëve të kafeterisë në qendër të Katërkollës, të cilët janë gjëndur aty me rastin e parakalimit të këtij grupi, iu është drejtuar arma në gatishmëri për gjuajtje. Përveç tjerash iu është bërtitur ‘ne jemi çetnikë serbë, do t’ju presim, do t’ju vrasim…’ etj.Bashkë me ikonografinë e tyre të pashmangshme dhe simbolet çetnike, është vërejtur mbishkrimi “Partia Popullore”. Njerëzit, të shqetësuar dhe pak të habitur, por të vetëdijshëm për faktin se kanë të bëjnë me çetnikë të armatosur, të cilët janë të gatshëm të bëjnë shumë çka, nuk iu janë përgjigjegjur provokimeve të tyre dhe duke iu falënderuar kësaj, i janë shmangur më së keqes. Të befason fakti që e gjithë kjo është luajtur para syve të pjesëtarëve të organeve të sigurimit të Ministrisë së Punëve të Brëndshme të Malit të Zi dhe nën përcjelljen e tyre, çka e vë në dyshim punën dhe detyrën e kësaj ministrie. Dhe vetvetiu bëhet pyetja se kujt i shërben Ministra e Punëve të Brëndshme!? ….
….Në fund dëshiroj të pohoj që aksione të tilla të hordhive çetnike, në trevat ku jetojnë shqiptarët, janë akte të paramenduara provokimi dhe kanë për qëllim që të ngjallin frikë dhe pasiguri ndër banorët e kësaj ane. Populli i kësaj ane nuk e mban mend që ndonjëherë është festuar e ashtuquajtura Dita e Shën Jovan Vlladimirit. Megjithatë, në vitet e fundit, kanë filluar që të vijnë, në emër të kishës ortodokse serbe, kinse për disa kremtime dhe ceremoni fetare. Nëse dikush duhet të festojë, atëherë më shumë arsye për këtë kanë banorët shqiptarë të këtij vendi, të cilëve edhe u takon manastiri. Nuk është vështirë që të konkludohet se aksionet e tilla të grupeve të ndryshme çetnike nuk kanë karakter fetar, por i shërbejnë skenarit të njohur serbomadh.
Nëse nuk veprojnë institucionet e shtetit ligjor dhe nëse nuk iu jepet fund tentimeve agresive që të destabilizohet ky rajon dhe të nxitet pasiguria te populli shqiptar ,nuk n’a mbetet gjë tjetër, por të veprojmë jashtë këtyre institucioneve.
Si dëshmi iu sjell peticionin e qytetarëve, të cilët kanë përjetuar disa nga provokimet apo kërcënimet me armë.
Kërkoj që Kuvendi të mbajë qëndrim lidhur me këtë ngjarje !”.
( Kuvendi i Malit të Zi, Titograd, Korrik 1991).
Xheladin Zeneli