Koment në fb nga ministri Pal Lekaj
Tuneli i “Alpeve Shqiptare” që do të shkurtojë rrugën për rreth 45 minuta me Malin e Zi, që do të lidhë Pejën me Rozhajen e rrjedhimisht, Peja do të lidhet me koridore të rëndësishme ndërkombëtare.
Autostrada e “Dukagjinit” dhe Tuneli i “Alpeve”, do ta bëjnë atraktive ketë pjesë të Kosovës për investime serioze në turizëm, bujqësi e agrokulturë, për çka fermerët Dukagjinas janë të njohur.
Ne, ketë vit do të përfundojmë me planifikim, kosto e profit për Kosovën dhe nga viti tjetër do të shohim rezultatet konkrete në ketë drejtim.