NJËQIND SHPATA M`I KE NGULË, NKRAHNUER MË HAPE NJËQIND VARRË!!

Poemë nga Fran Ukcama – Fier

-Oshqiptari kosovar dje një miku i paske thane:
– Ik në Shqipëri nese e ndjen veten shqiptar!
Më ke ngulun njëqind shpata, më ke hapë njëqind varrë!
Ti çka je!!
Qysh n` kohën e Gurit, këto troje trashgimtarë,
Kenë pellazg-ilir-arbnor- shqiptar!
Qysh në Nish, në Shkup, Manastir, Ulqin, Tivar, der në Prevezë e Artë e përmatanë,
Troje tona o shqiptar kosovar, mësoje.
shqip kanë folë, shqiptar kanë kanë..

O shqiptar kosovar, kur nuk din, brinat mos i qit, se i thyen në m.. lloq e n`byk!
Nese ndjen se ke farë tjetër në gen e gjak, thuaje hapur, jam skllav, jam grek, jam turk, jam arab, jam majmun që ha banane!
Po atdhetarëve nuk ke kaçikë ti i paftyrë me u dhanë leksione me u leçitë..amë, atdhe e liri..

Ti jeton mes absurdit në demokraci të hapur,
o i varur, o i kapur,
Kem dy shtete, lidhun bri më bri, por ta dish ti, o dritëshkurtër,
Ta marr vesh bota dje, sot dhe mot, jemi shqiptar jemi një Komb!!
“Fund e majë nja asht Shqypnia
Jem nji komb me u nda s` duron”!!

O shqiptari i Kosovës nese kombin e mohon je tradhëtar, gjakhupun, je një horr.
Kqyer e ik, ku i ke vemjet
Ku t` paguajnë, turq e shkiet!!
Unë po m` thonë njohjet e reja , jam dardan, n` Rrafsh Dukagjini i kam rranjtë,
Shkul tash mbi treqind vjet,
Ngul n` Mertur diku mbi thep,
Iku i pari i fisit me i shpetue gojës armikut,
E mes tokëes, diellit e qiellit me jetue si një mbret,
Në paqen, larine e vet!

O shqiptari i Kosovës nese ty Shqipnia s` të pelqen,
Ik në theqafje mos ndyj udhën,
Mos glacit vend e pa vend, ti fosil pa identitet!

Kemi shqiponjën krenaren, flamurin kuq e zi,
Kemi himnin, mbi të gjitha kemi gjuhën,
Trojet kemi,
Kemi Kryeheroin Gjergj, Katriotin, gjeneral, strateg,
Kemi Kombin, më të lashtin, shpirt, gjak, shkrirë në Identitet!!

O shqiptari i Kosovës nese mohon genin shqiptar,
Vafsh në djall, mbetsh pa emën mbetsh pa varr,
Orrlat t` hangshin sytë e ballit!

Këtë Komb ka kush e nderon, kush e dashuron, kush e mbron,
Shqipet janë, krenare fluturojnë,
Mbi Ballkan, mbi Europë, fame e nder kanë ngritë në Botë!!