Turqia dhe Siria kanë nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi ushtarak, e cila parashikon furnizimin e ushtrisë siriane me sisteme armësh, pajisje logjistike dhe shërbime këshillimore.
Marrëveshja u firmos të mërkurën, 13 gusht, ndërsa burime nga Ministria turke e Mbrojtjes konfirmuan për Reuters se Ankaraja do të trajnojë edhe trupat siriane për përdorimin e këtyre pajisjeve.
Sipas protokollit, dy vendet do të bashkëpunojnë në trajnime, këshillim, ndarje informacioni dhe rindërtim të kapaciteteve ushtarake.
Si aleate e ngushtë e Damaskut pas rrëzimit të presidentit Bashar al-Assad vitin e kaluar, Turqia është zotuar gjithashtu të ndihmojë në rindërtimin e institucioneve dhe ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë.

















