E papërveçsueme: Po ti në foshnjore nuk ke qënë atëbotë, o mik i librit të mqullun e i teatrit të tërmetosur

Nga Kujtim Dashi

Nuk ka ditë qëkurse ndodhi gjëma e dytë në Bibliotekën tonë Kombëtare, pas zjarrit, – desh zoti jo Aleksandrin, – ai i futjes së ujit në mjediset e brendshme dhe dëmtimi i shumë librave, që drejtuesja aktuale (nëse është më) tentoj t’i minimizonte (si dhe për zjarrin) që një mik këtu në facebook, i cili ka kapërcyer portën e BKSH-së, pasi ka pyetur më parë nja 5-6 vetë se ku ndodhet ajo, diku afër të pesëdhjetave, kur kishte pa RA në kryeqytet, që nuk bën shënime këtu për Bibliotekën, aq sa të krijon përshtypjen që ata, të cilët ia “mbajnë” portalin e tij, ta kenë atashuar aty enkas, për të krijuar një dominante rezultante të keqqeverisjes. Nganjehere hidhet edhe nga teatri dhe jep mend edhe andej.

Duke kapur thelbin racional të shqetësimit të tij (edhe vajtimtar), disa herë, ngaqë edhe e njoh, them me vete (tani dhe publikisht):

PO TI NË FOSHNJORE NUK KE QENË ATËBOTË, O MIK I LIBRIT TË QULLUN E I TEATRIT TË TËRMETOSUR!

I ke do vjet të mira, ja dhe një bark të kërcyer, ja dhe një vetëaurolizim kulturor (?!), por po të hapësh a shfletosh bibliografinë (mos e ngatërro me biografinë, se ky është next problem) tënde gjen dot qoftë dhe një shënim disa rradhësh për Gërdecin, për 21 janarin, për rrënimin e shtetit në grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998 etj, etj?! Asnjë! Se ti në foshnjore s’ke qenë atëherë, mbase edhe shoku Shaban (Memia) ta ka pasë dhanë ndonjë armë që ta “kesh për një ditë të vështirë”
Gazetari, publicisti apo tani dhe (i treti si epidemi, siç thotë Umberto Eco, ia ke dëgjuar zënë?) fejsbukisti duhet të jetë i drejtë, i ndershëm dhe të mos dalë nga shtëpia çdo ditë me bidon në kurriz me katran në dorë, për një dhokmë që e paramendon për nesër (nëse), siç e gëzove pameritueshëm në kohën, kur i ndodhen Shqipërisë gjëmat që t’i kujtova. Besoj do ta kesh ruajtur konspektin e fjalimit të shoku Mehmet (Shehu) për letërsinë, në rivalitet me Enverin. Shiko se çfarë thotë se si mund të vështrohet realiteti.
Të kam qortuar edhe njëherë për një alarm fals politiko-patriot dhe delikat. Epo unë kam edhe angazhime të tjera dhe s’mund të ndjek ngado fuqinë a bidonin tënd me katran që e hedh poshtë e përpjetë! Në fakt, nuk jeni pak si ato të M5, gjasme opozitare. Ke edhe plot shokë më cinikë, që na jeni bërë si pasgoditjet e tërmetit të 4 korrikut. Për ta (jo të përveçsuem) njëherë tjetër! Fjala-fjalë! Se me dhemb vendi im e s’kam marrë deri tani asgjë, si thoni ju bukur nga anët tuaja “As me rryp e as me fyt”…