Sot, Këshilli Evropian  ka marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët që mbajnë pasaporta serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.Pra, Serbia ende i mban funksionale institucionet paralele të Republikës së Kosovës, dhe    Drejtoria Koordinuese e Serbisë, gjatë gjithë kohës ka lëshuar dokumenta, e të cilët edhe pse illegal, poseduesit e këtyre dokumenteve do të lëvizin pa viza në  BE. Në këtë rast pakicë Serbe në Kosovë, askush nuk i ka penguar që të pajisen me dokumenta të Republikës së Kosovës.

Kurse, Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e gjithë andej Serbisë, po përballen me një të ashtuquajtuar pasivizim  i adresave  që ka një qëllim  dhe objektiv për pastrim etnik, një  diskriminim i llojit të vetë.

Pasivizimi nënkupton nuk më takon të  posedoj dokumentë identiteti,  dhe jam një shtetas i huaj, por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjor. Pasivizimi I adresave është, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive një diskriminim, është   kundër standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën OKB-së. Deri më tani jan të pasivizuar mbi 15  mijë qytetarë shqiptarë, që jan shtetas të Serbisë me vendbanim në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e gjithë andej Serbisë. Kjo kategori vazhdojn të mbetën qytetarë të askujt, pasi në vendin e lindjes në Serbia, nuk pranohen,sepse ligjërish po ju  heqet, bëhet fshirja e adresave.

Deri sa që nga dita e sotme, pakica Serbe e Kosovës, me dokumenta ilegale do të lëvizin pa viza në  BE, kurse  shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po  diskriminohen duke  ju pasivizuar adresat si një pastrim etnik.

                                                                                                                               22.07.2024

*Autori, i këtij vështrimi është Refik©HASANI, nga Bujanoci, përveqë këtij vështrimi ka edhe një punim më të gjërë, prezentuar në konferencë shkencore mbi pasivizimin e adresave-si një pastrim Etnik-diskriminim.