Siç është mirënjohur, në 23 maj 2024, Asambleja e Përgjithshmee OKB-së shpalli 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimittë Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Sigurisht një aktshumë i vonuar por që i bën nder “institucionit të kujtesës„ sidhe vlerave të qytetërimit në mbarë globin.
E thënë më shkurt, nga 11 Korriku do njihet botërisht si data e gjenocidit të kryer në qytetezën e Srebrenicës (me rreth 30 mijë banore në vitet 90), ku u vranë më shumë se 8000 boshnjakë myslimanë, kryesisht gra, pleq, djem dhe vajzatë moshës 12 deri 77 vjet. Masakra u krye në 11-18 korrik 1995 nga Ushtria Serbe nën udhëheqjen e gjeneralit famëkeq Ratko Mlladiq, para-ushtarakë të MB të Sërbisë, qindra vullnetarë rusë, etj! Shumë më herët se OKB-ja, Gjykata e Hagës e kishteshpallur gjenocid këtë masakër.
Rezoluta jo vetëm shpall gjenocidin në Srebrenicë por edhe u bën apel/kërkon vendeve anëtarëve: “dënimin pa rezerva të çdomohimi ose veprimeve që i madhërojnë të dënuarve për krimelufte, si dhe të përfshijnë në programet arsimore fakte tëvërtetuara gjyqësore për gjenocidin në Srebenicë”.
Sigurisht, Gjermania meriton mirënjohjen për iniciativën, si dhe84 vendet demokratike, që e votuan këtë akt/Institucion fisnik“mos-harrese” ndaj 8000 të masakruarve në Srebrenicë si dhepër mesazhet që i përcollën botës së qytetëruar “kurrë më/never again” për paqen dhe të ardhmen euroatlantike të qytetarëve jo vetëm të ballkanin perëndimor: “e vërteta vonon por kurrë nukharron”. E propozuar nga Gjermania (do të doja që bashkë-propozuese të ishte edhe RSh…), që ka vuajtur pasojat përkrimet çnjerëzore të Hitlerit, i jep shumë vlerë dhe i bën ndershtesë leadershipitë Berlinit Zyrtar.
Nga ana tjetër, meriton damkosjen gjeopolitike lista e 19 vendeve, si Rusisa, Bjellorusia, Kuba, Mali, çuditërishtHungarin (i vetmi vend i NATO/BE!), që e refuzuan rezolutën sidhe ndaj mëndjeve e ndryshkura jo vetëm në Beograd, Banja Luka, që nuk e lexuan si një mundësi për të shpëtuar të ardhmeneuroatlantike të ballkanit nga oshilacionet e krimeve çnjerëzoretë Millosheviçit si dhe interesat e Rusisë – Putiniste.
Në mënyrë të posaçme, e gjej delekuente dalldisjen z. Vučič qëflamurit Serb në OKB e shpalosi mbi shpatullat/interesat e (mbi) pushtetit të Tij, por në fakt e poshtëroi kombin duke e unifikuar/shpërdoruar atë si leck të gjakosur nga një masakërkriminale të Millosheviçit dhe zullumqarët rreth tij!
Ndërsa për hartën 68 vendet abstenuese (Greqi, Sllovaki Qipro, pra 2 vende të NATO-s dhe 3 të BE-së), zhgënjimi nuk do tëmjaftonte për të përshkruar shterpësinë e intuitës dhepërgjegjësive gjeopolitike për moralin dhe dinjitetin e shteteverespektive në interes të jetës, paqes dhe vlerave të qytetërimit?!
Në shtesë, në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, e çmoj në kohën e duhur që përtej tallavasëbollshevike jo vetëm në Beograd – Moskë – Banja Luka, tësjellë një përmbledhje mbi rrethanat dhe përmasat e masakrës sëSrebrenicës; hartën e qëndrimeve pro dhe kundër si dhemësime/mesazhe strategjike që përcjell nga kjo masakërçnjerëzore për ballkanasit dhe mbarë njerëzimin:
***
Në 1991, BRSS u shpërbë paqësisht (në dhjetor 91 Soviet Suprem u dha pavarësi 15 Republikave, përfshi Ukrainës). Ndërkohë në korrik 1991 ishte shpallur “i vdekur zyrtarisht” edhe Traktati Varshavës!
Ndërsa ish-Federata e Jugosllavisë, që për 40 vjet kishtepërfituar në të gjitha aspektet nga asnjëanësia pragmatike e Titos: “as lindje as perëndim”. Vitet 90, e gjetën FY me njëregjim ku e ku më të moderuar në raport me pronën, të drejtat e njeriut, besimin fetar si dhe ekonomikisht, krejtësisht tjetër p.shme RPSSh të rraskapitur dhe të gjunjëzuar nga regjimi 45 vjeçari Enver Hoxhës.
Por përkundër pritshmërive optimiste për oportunitetetgjeopolitike nga statusi asnjëanës, zgjedhjet e para pluraliste në1990, i fituan ektremistët e Millosheviçit. Në mesin e 1991, Sllovenia, Kroacia dhe Maqedonia shpallën pavarësinë, ndërsanë vjeshtën e 1991 ushtria Serbe, rrafshoi Vukovarin dhebombarduan si barbarë qytetin antik të Dubrovnikut!
Konflikti etnik dhe fetar në Bosnje – Hercegovinë mbetet më ipërgjakshmi. Pavarësisht se pavarësia e B-H u njohndërkombëtarisht në prill 1992, ushtria e Gjeneralit famëkeqKaraxhiç, nuk e njohu dhe e mbajti të rrethuar Sarajevën për1425 ditë (5 Prill 1992 – 29 shkurt 1996). Krimet e luftës arritënkulmin me masakrën e Srebrenicës (11-22 Korrik 1995), ku siç e sipëpërmendëm u vranë barbarisht 8000 burra, gra dhe fëmijëmyslimanë. Kjo masakër jo vetëm damkosi përjetësisht sikriminel Millosheviçin dhe mbi 100 pasues të Tij, por ngritiedhe pikpyetje të forta zhgënjimi për pafuqinë e OKB-së(kaskave Blu), BE, etj.
Mbas ndërhyrjes së NATO-s, Marrëveshja e Dejtonit (14 dhjetor1995), i dha fund luftës 4-vjeçare. Bosnje-Hercegovina u njoh sishtet i tre popujve dhe dy entiteteve, B-H dhe RepublikaSërpska. Por disa strategjistë/kolegë të kohës, theksuan se: “kjonuk ishte një paqe 100% e drejtë, por sigurisht ishte më e drejtëse vazhdimi i luftës”! Fatkeqësisht, koha ju dha shumë të drejtë. 30 vjet mbas Dejtonit – Vuçiçët/Dodikët e frymëzuar nga Putini, kërcënojnë statuskuonë gjeopolitike të B-H dhe të krejt rajonit.
Kosova, mbeti fushëbeteja e fundit e masakrës së Millosheviçit(1998 – qershor 1999), me mbi 15.000 të vrarë, 5000 të zhdukurdhe rreth 1 milion shqiptarë të dëbuar barbarisht nga trojet dhepronat e tyre. Gjithësesi do të ishte e padrejtë mos të përsërisnimmirënjohjen kombëtare pasi: “pa ndërhyrjen e fuqisë ushtaraketë SHBA/NATO/UK, një masakër ndaj shqiptarëve do kishtekaluar përmasat e Srebrenicës, ndërsa vetë çlirimi Kosovësishte mision i pamundur”.
Pas luftës (1999), paqja pati më shumë se një“dekadë mjalti”, ku vendet e ballkanit (me histori tëpërgjakshme) në vend të luftës u përfshinë në garë kush do tëanëtarësohej më shpejt në NATO dhe BE. Falë mbështetjes sëSHBA, sigurisht edhe aspiratës dhe përpjekjeve nacionale: “Kroacia, Sllovenia, janë anëtare të NATO/BE. Shqipëria, Mal iZi, MV në NATO-s”, bashkë me Serbinë (që do të pijë nga 4 nëna = Moska, Brukseli, Washingtoni, Pekini), presin te derapërmbushjen e standarteve të anëtaresimit në BE”! Kosova & B-H vijojnë përpjekjet dëshpërues drejt NATO & BE.
***
Lexim gjeopolitik i hartës pro dhe kundër gjenocidit tëSrebrenicës:
Fatmirësisht, para dhe pas rezolutës kemi qëndrime, mbështetjedhe mesazhe të forta nga Washingtoni, Brukseli, Berlini, Londra, etj: “rezoluta nuk shenjëstron asnjë shtet anëtar dhe nukngarkon kurrësesi me përgjegjësi kolektive asnjë grup njerëzish(sigurisht as popullin Serb), ndërsa të gjithë e kemi detyrim t’ipranojmë faktet, ta mësojmë të vërtetën, t’i nderojmë viktimat sidhe t’i mbështesim përpjekjet për t’i gjetur dhe identifikuarviktimat dhe për t’i ndjekur dhe denuar autorët”.
Ndërsa për sa paqen dhe stabilitetin e ballkanit perëndimor, Aleanca Euroatlantike (USA/NATO/BE) ka paralajmëruar se: “nuk do të tolerohen përpjekjet për shpërbërjen e B-H si dhembeten të vendosur për mbrojtjen e marrëveshjes së Dejtonitdhe për të mos lejuar një luftë tjetër në Rajon”.
Për më qartë, Ambasadori i ShBA në OKB, z. Robert Wood, pas miratimit të gjenocidit për Srebrenicën, theksoi: “Rezolutapatjetër do të kontribuojë për të siguruar që gjenocidi i kryernga forcat serbe në Srebrenicë në korrik 1995 nuk do tëpërsëritet më kurrë, ndërsa mirëpresim vendimin e Përfaqësuesittë Lartë për B-H për të ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhje tëpersonave që kanë kryer gjenocid”.
Nga ana tjetër, këto qëndrime do të mbeten një mesazh për tëqetësuar cinizmin e Rusisë/Lavrovit i cili rezolutën në fjalë e cilësoi si: “shantazh për të nënështruar Serbët që t’u bashkohensaksioneve ndaj Rusisë”, si dhe kërcënoi se: “kjo do tëshkaktoj pasoja në stabilitetin dhe paqen e Ballkanit”!?
Sigurisht, fushata kundër rezolutës në OKB-së udhëhiqet ngapresidenti serb Vućič. Ish-Ministri i Milloshevicit bëri (porhumbi) gjithçka për të penguar miratimin: “rezoluta përSrebrenicën do të thotë hapja e kutisë së Pandorës për paqen e ballkanit perëndimor“. Edhe politikanët serbë në B-H e paraqesin rezolutën si simbol të “turpit, frikës dhe trishtimit përçdo serb”? Kjo pasi Srebrenica, keq-përdoret për të përhapurfrikën mbi popullin serb, nëse nuk ndjekin liderët politikë si Dodikun dhe Vuçiçin ?!
Ndërsa politikanët boshnjakë i’u referohen vendimeve tëGjykatës së Hagës, nga e cila dhjetra politikanë dhe ushtarakë tëRepublikes Srpska u dënuan për gjenocidin në Srebrenicë. Presidenti i Partisë të Veprimit Demokratik, Izetbegoviq, paralajmëroi OKB-në se të dënuarit për gjenocid në Srebrenicëglorifikohen si “heronj Serbë” nga politikanët dhe opinionipublik në RS, ndërsa në vetëdijen kolektive përpjekjet për tëvendosur fajësinë individuale “perceptohet si thirrje për fajkolektiv të serbëve në B-H dhe Serbi“.
Gjithësesi, besoj se rikthimi i mendjeve të ndryshkura dheinvestimi shtetëror i Beogradit te burimet e luftës sëpërgjakshme, mund të kënaq ektremistët, krimin e organizuar, oligarkët dhe ushtrinë e pushtetarëve të korruptuar, por pa asnjëdiskutim është një thikë mbas shpines se paqes, masave tëmirëbesimit reciprok dhe axhendës së integrimit Euroatlantik të5 vendeve të rajonit. Ndërsa përkundër kësaj, rezoluta përSrebrenicën është: “një mundësi e re për t’u përballur me tëvërtetën si dhe një shans i ri për të mbjellë frymën e mirëbesimitdhe bashkëjeteses paqesore mes popujve dhe vendeve tëballkanit perëdimor”.
***
Pesë mësime si dhe 5 mesazhe strategjike që mund tënxjerrim nga gjenocidi i Srebrenicës:
Së pari, mësimi uleritës: “nëse harrojmë, e keqja përsëritet edhemë mizorisht”. Neonazistët e Rusisë – Putiniste; Kim-Jongët e Azisë dhe Shtetet apo Organizatat, Terroriste; ushtarët/pasuesite oshilacioneve të Millosheviçit në Beograd apo Dodikët e droguar nga interesat e Moskës dhe korrupsioni, jo vetëm pokërcënojnë sovranitetin teritorial të Ukrainës martire; paqen nëlindjen e mesme, sigurinë dhe axhendën e integrimit të 5 vendeve te ballkanit perëndimor, por po sfidojnë seriozishtvlerat themelore, rendin global, fuqinë e aleancës Euroatlantike(USA/NATO/UK/BE) si dhe stabilitetin demokratik të shoqërisënjerëzore.
Së dyti, rezoluta për Srebrenicën do të shëbejë jo vetem si ilaçshërimi nga urrejtja shekullore por edhe si mundësi për t’upërballur me të vërtetën, ndërsa përgjegjësia për gjenocidin imbetet makinerisë kriminale të Millosheviçit dhe kurrësesi e gjithë popullit Serb
Së treti, gjenocidi Srebrenicës mbetet ende si një këmbanëzgjimi për 32 vendet NATO-s, rrjedhimisht edhe për vendintonë: “jo vetëm të mbështesim me deklarata diplomatikeUkrainën, NATO-n, SHBA-të, por në këtë betejë “për jetë a vdekje” me të keqen e përbashkët, të marrin përgjegjësitë, për tëpërmirësuar rrënjësisht Institucionin e mos-harresës, sistemindhe kapacitetet e sigurisë në përballjen Neo-nazistët e rinj dhesundimtarët e marrosur që po kërcënojnë më shumë se kurrë qënga Lufta e II-të Botërore, jetet njerëzore, rendin global, vleratdemokratike si interestat euratlantike.
Së katërti, sigurisisht Srebrenica, meriton të skalitet si gjenocidedhe për mesazhet aktuale dhe që mbeten të përjetshme përmbarë njerëzimin: “për lirinë, paqen, sigurinë, stabilitetindemokratik dhe vlerat themelore, do të na duhet të mos harrojmëkurrë. Për më tepër, ja vlen dhe duhet çdo ditë vigjilencë, solidaritet, pra duhet çdo ditë të punojme/luftojmë fortë, me përgjegjshmëri dhe sakrifica”!
Së pesti/fundmi, “falni por mos harroni (Forget but not forgive) që mbetet si “EPITAF” jo vetëm për B-H e masakruar, Kosovën e martirizuar si dhe për MV, Malin e Zi, Kroacinē, Slloveninë, Shqipërinë, si dhe vetë Serbinë që e paguan shumë shtrenjtë marrëzinë e Millosheviçit por edhe simirënjohje e merituar për USA, NATO/GE/BE, që kontribuan(dhe vijojnë të mbajnë peshë kritike) aq shumë për paqen e rajonit, fatkeqësisht ende të mbërthyer nga oshilacionet e urrejtjes dhe gjakderdhjes shekullore.
* Autori, Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,
Zv/President i Këshillit Atlantikut, & ish:
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Kombëtar i RSh në SHAPE/NATO.