Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen la të nënkuptohet se ndalimi i TikTok në Bashkimin Evropian mbetet një opsion, gjatë një diskutimi dje në mbrëmje në Maastricht, Von der Leyen shtoi se Komisioni ishte institucioni i parë në mbarë botën që kishte ndaluar TikTok në telefonat e korporatave te bllokut.
“Ne e dimë saktësisht rrezikun e TikTok-ut”, shtoi ajo.
Von der Leyen nuk u shfaq në cilësinë e saj si presidente e Komisionit në Maastricht, por si kandidatja kryesore e Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë.
TikTok po përballet me një hetim të veçantë – për dështimet e supozuara për të mbrojtur të miturit.
Sipas Ligjit të Shërbimeve Dixhitale (DSA), Komisioni mund të urdhërojë pezullimin e përkohshëm të një shërbimi në çdo rast.