Lideri i DPS-së, Milo Djukanoviç, ka theksuar se vendimi që të kandidohet në zgjedhjet presidençiale është shprehje e përgjegjësisë ndaj trashëgimisë dhe zhvillimit të mëtejmë të Malit të Zi, duke shtuar se shpreson në fitore që në rrethin e parë të zgjedhjeve.
Këshilli qendrorë i DPS-së, e ka përkrahur njëzëri propozimin e kryesisë që kandidat i kësaj partie për president të jetë, Milo Djukanoviç.
Përndryshe Djukanoviç është kryetar i DPS-së që nga viti 1997, ndërsa ishte Kryeministër në periudhën 1991-1998, 2003-2006, 2008-2010 dhe 2012-2016.
Ai gjithashtu ishte edhe President i Malit të Zi në periudhën 1998-2002.
Në rajon, por as në Evropë, që nga rrëzimi i diktaturave, nuk ka edhe një pushtetar që mbajti dhe vazhdon të mbanë pushtet për një periudhë kaq të gjatë kohore – njofton MALESIA.ORG.
Këshilli qendror i Forcës së Re Demokratike përkrahu kandidaturën e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) Millo Gjukanoviqit për kryetar të Malit të Zi në zgjedhjet e caktuara me 15 prill.
Në mbledhjen e Këshillit qendror të partisë e cila u mbajt në Ulqin, u dakordua që në afat sa më të shkurtë të aktivohet e tërë infrastruktura partiake në mënyrë që Gjukanoviqi që në raundin e parë të shënojë rezultat të mirë.
Kryesia e Alternativës Shqiptare, në seancën e mbrëmshme, solli vëndim që të përkrah kandidatin e koaliconit qeverisës në nivelin republikan, Milo Djukanoviç, kumtuan nga kjo parti politike, shkruan gazeta “Vijesti”
Siç kumtuan, ata janë të bindur se Djukanoviç është përsonalisht garanci e integrimeve euroatlantike, marrëdhënieve të mira në rajon dhe demokracisë multietnike në Mal të Zi.
Siç kumtojnë, ata mendojnë se politika e jashtme e koalicionit qeverisës, ka kontriboua në përmirsimin dhe forcimin e marrëdhënieve të mira midis Malit të Zi, me Shqipërinë dhe Kosovën.
„Duhet të shtojmë se si partner të koalicionit në nivelin shtetëror, realizuam komunën e plotë të Tuzit dhe kjo është edhe një nga arsyet që të përkrahim zotëri Djukanovicin, i cili është obliguar që si garanci në muajin shtator të shpallë zgjedhjet për komunë të plotë dhe me këtë të vëmë pikën në kërkesat tona disa vjeçare“, përfunduan nga Alternativa Shqiptare.
Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) në mbledhjen e organit më të lartë partiak, Këshillit qendror, vendosi të përkrahë kandidatin e DPS-së të Milo Djukanovic-it në zgjedhjet presidenciale.
“UDSH dhe PDS ndërtojnë partneritetin e vet prej vitit 1997 dhe ky vendim i yni është vazhdim i natyrshëm i bashkëpunimit tonë të deritashëm. Po ashtu, Malin e Zi në periudhën e ardhshme e presin sfidat e shumta në rrugën e arritjes së standardeve evropiane dhe perëndimore. Që të arrihet kjo, atij i nevojitet stabilitet dhe ecje përpara, e garancia më e mirë e stabilitetit dhe përparimit të Malit të Zi është pikërisht Gjukanoviqi”, deklaruan nga UDSH.
Në mbledhjen e Këshillit qendror po ashtu u vendos që UDSH-ja të aktivojë infrastrukturën e vet partiake gjatë kësaj fushate presidenciale dhe në atë formë të jap kontributin e vet për fitoren e sigurt të Gjukanoviqit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Ditë më parë edhe Partia Demokratike e Fatmir Gjekës deklaroi përkrahje për Djukanovic-in, – shkruan në faqen e saj Malësia.org.