Tregu i sigurimeve në Shqipëri u rrit me 8.9% gjatë vitit 2023.
Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto arritën një vlerë totale prej 22.9 miliardë lekë ose rreth 220 milionë euro.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës rreth 8%.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.94% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.06% të totalit të tregut.
Por cila është kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri?
Të dhënat e AMF flasin qartë: Në Sigurimet e Jetës dhe të Jo-Jetës, në ato të detyrueshme dhe vullnetare, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.
Në Sigurimet e Jo-Jetës, 26%
Në Sigurimet e Jetës, 44,37%
Në Sigurimet e Pasurisë, 42,30%
Në Sigurimin Aksidente dhe Shëndeti, 47,81%
Në Sigurimin e Shëndetit Privat, 45,07%
Në Sigurimet Motorike, 21,14%
Në Sigurimet e Detyrueshme, 21,10%
Në Sigurimet Vullnetare, 36%