Kombëtarja e Shqipërisë në futboll u kualifikua sonte për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Gjermani 2024.
Ekipi i Shqipërisë ka luajtur kundër kombëtares së Moldavisë, në vendin e kësaj të fundit, dhe ndeshja ka përfunduar me barazim.
Golin për ekipin e Shqipërisë e ka dhënë Sokol Cikalleshi.
Shqipëria është shteti i 12-të që e ka rezervuar vendin për kampionatin me 24 ekipe pjesëmarrëse.
Kombëtarja e Shqipërisë është e para në grupin E.
Ajo i ka tri pikë më shumë sesa ekipi i çekëve, vendin e dytë, dhe katër pikë më shumë sesa Moldavia dhe Polonia, të cilat e kanë edhe nga një lojë për ta luajtur.
Kjo është hera e dytë që Shqipëria kualifikohet për Botërorin në futboll, hera e parë ka qenë më 2016.