KËSHILLI I MINISTRAVE MIRATON KONTRATËN E KONCESIONIT ME SHOQËRINË “GJOKA KONSTRUKSION” PËR NDËRTIMIN E RRUGËS SË ARBËRIT

V E N D I M i Datës 28 MARS 2018

PËR

MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT/PPP, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, DHE SHOQËRISË “GJOKA KONSTRUKSION”, SH.A., PËR PËRMIRËSIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E RRUGËS SË ARBRIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të vendimit nr.634, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e kontratës së koncesionit/ppp, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe shoqërisë “Gjoka Konstruksion”, sh.a., për përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA