Nga Agron PREBIBAJ
Është interesante veprimtaria vitale e shumë aktive e Ing.Mark Palnikaj i cili vjen që para 1990-es nga një profesionist si ing.mekanik, pas 90-ës shndërrohet në profesori i parë në Shqipëri i sinjalistikës nëpërmjet tabelave e librave të rinj, ndërsa sot pa braktis profesionin e parë, na shndërrohet në një historian i cili parakalon akademikët si studiues, hulumtues me shpejtësinë e tij.
Studiuesi Mark Palnikaj duket mjaft i uritur pas arkivave kryesisht në perëndim, mjaft energjik e vital, të cilat din t`i kërkojë me mjeshtri e në kohë rekord për t`i vendosur në shërbim të bashkëombasve të vet.
Shqipëria sot është kapur nga Akademikët të cilët vërtetë duhen nderuar për punën e tyre shumëvjeçare por sot me shpejtësinë e kërmillit, është kapur nga disa pseudohistorianë të cilët e kanë kthyer në biznes duke bërë historinë e atyre që paguajnë.
Ndërsa anëtari i bibliotekës së Vatikanit Prof. Mark Palnikaj ka ndezur motorrat e arkivës shqiptare duke marrë trenin ekspres europian për të gjetur ato ç´ka kërkon Ai për historinë e vendit e vet, për t`i bërë të njohura nëpërmjet botimeve për bashkëkombasit e të huajt.
(Në foto: Mark Palnikaj)