Hëna blu dhuroi një spektakël në qiell në shumë shtete duke bërë që shumë njerëz të prisnin orët e natës për të shijuar fenomenin e rrallë.

“Jam shumë i lumtur që mund të shoh një hënë kaq të bukur me mikun tim në fund të pushimeve verore dhe të kemi një kujtim të bukur së bashku”.

Sateliti ynë natyror është më afër Tokës, duke e bërë atë të duket pak më i madh në qiell. Përveç kësaj hëna është me e ndritshme se një hënë e zakonshme.

“Kur isha fëmijë, shpesh e shikoja hënën me gjyshen time, por ishte shumë larg. Por sot është hera e parë që shoh hënën kaq të madhe. Hëna është e madhe dhe ndryshe.Unë mund ta shikoj përmes teleskopit dhe të bëj këto foto të mrekullueshme”.

Një hënë blu nuk i referohet ngjyrës së saj, por një fenomen i tillë ndodh 2 herë në një muaj të vetëm. Superhëna e ardhshme blu nuk do të shfaqet deri në vitin 2030.