Rreth 300 studentë fluturuan kapelat në ajër, duke përmbyllur një cikël studimi. Ky brez të diplomuarish e gjen Universitetin Europian të Tiranës të akredituar ndërkombëtarisht. Shefja ekzekutive e agjencisë britanike të sigurimit të cilësisë, QAA tha se UET është i pari universitet shqiptar që ka kaluar një proces të tillë, garanci për rritjen e cilësisë dhe reputacionit global. Në këtë dekadë të dytë, të diplomuarit e UET kanë një njohje dhe garanci të shtuar për tregun global të punës. Edhe universiteti synon të dalë përtej hapësirave shqiptare, drejt studentëve të huaj.

300 kapela të  kaltra fluturuan në ajrin e Amfiteatrit të Liqenit Artificial nga studentët që përmbyllën ciklin e studimeve bachelor, në të pesë fakultetet e Universitetit Europian të Tiranës. Kjo ceremoni diplomimi ishte jo vetëm e mbushur me emocione , por edhe me një garanci më shumë për të rinjtë  që presin t’u bashkohen tregut të punës apo të vijojnë rrugëtimin akademik në një cikël tjetër.

“Një vit më parë, UET u bë i pari universitet në Shqipëri, që arriti akreditimin ndërkombëtar, kryer nga ne”, tha shefja ekzekutive e Agjencisë Britanike të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë (QAA), zonja Vicki Stott.

E pranishme në ceremoninë e diplomimit, me ftesë nga senati akademik i UET, titullarja e QAA-së foli rreth rëndësisë që ka vlerësimi institucional mbi cilësinë, i cili bazohet mbi standardet dhe udhëzimet e zonës europiane të arsimit të lartë.

“Ekipi vlerësues është i lumtur të pohojë se UET i përmbush të gjitha standardet e cilësisë të vendosura në Standardet dhe Udhëzimet për Sigurimin e Cilësisë në Zonën Europiane të Arsimit të Lartë’, shtoi ekzekutivja.

Stott pohoi para të pranishmëve – pedagogë, studentë e prindër – se procesi i vlerësimit nuk ka qenë i lehtë dhe është hartuar për të qenë sfidues.

“Akreditimi jepet pas një procesi rigoroz që përfshin të gjithëuniversitetin: akademikët, ekipin drejtues, punonjësit dhe sigurisht studentët. UET gjatë gjithë procesit ka treguar angazhimin e tij për të ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare për sigurimin e  cilësisë dhe për të rritur nëvazhdimësi cilësinë e arsimit për studentët  tij, gjatë ciklit pesëvjeçar të akreditimit”.

Zonja Stott tha se agjencia që ajo përfaqëson, QAA, ështëorganizëm i besuar dhe i pavarur për sigurimin dhe rritjen e cilësisë në Britani dhe 25 vite pas themelimit, shtyllat mbi të cilat është bazuar puna e tyre vijon të mbetet e fortë.

Ajo shtoi se akreditimi ndërkombëtar, i arritur për herë të parënga një universitet shqiptar prej UET, i jepet institucioneve që i kalojnë standardet e rrepta të vlerësimit të kësaj agjencie, e cila mat dhe vlerëson universitete në të gjithë botë.

Ajo vlerësoi planet e Universitetit Europian të Tiranës për të përfshirë edhe studentët në sigurimin e cilësisë, përmes ngritjes dhe funksionit të një qendre e cila do të pasqyrojë qasjen e këtyre të fundit. Zonja Stott tha  se QAA angazhohet të mbështesë universitetin në rrugën e tij të vetëpërmirësimit, duke bërë gjithashtu me dije se UET është tanimë anëtar ndërkombëtar i QAA-së.

“Përmes këtij anëtarësimi, UET bëhet pjesë e një komuniteti global universitetesh për të ndarë praktikat më të mira dhe për të mësuar nga njëri-tjetri mbi rritjen e cilësisë. Jemi mirënjohës që UET zgjodhi anëtarësimin global të QAA-së dhe besojmë se, do ta ndihmojë universitetin në kërkimin e tij për rritjen dhe njohjen ndërkombëtare”.

Në fund të  fjalës së saj, zonja Stott iu drejtua të diplomuarve tërinj duke vlerësuar veccantinë dhe domethënien që ka kjo ditëpër ta, si një njohje për arritjet personale dhe profesionale.

“Marrëdhënia me UET nuk mbaron këtu”, iu tha ajo të rinjve, “por do të rritet në kohë, ndërsa zhvilloheni personalisht  dhe profesionalisht në rrugën tuaj dhe, ndërsa UET rrit reputacionin global dhe forcohet  ashtu edhe vlera dhe prestigji i arritjes që kremtoni sot do të rritet me të. Ju dhe universiteti lulëzoni sëbashku’, përfundoi fjalën e saj, Vicki Stott.

E ftuar në ceremoni ishte edhe ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi.

Ministrja vlerësoi idetë novatore të themeluesve të UET, gati dy dekada më parë dhe po ashtu punën e vazhdueshme të senatit akademik që e bën atë një universitet të suksesshëm në treg.

Ajo iu drejtua studentëve me një mesazh, duke iu thënë të mos tremben përpara sfidave të reja që u vijnë pas kësaj dite, nga hyrja në tregun e punës apo vijimi i studimeve në ciklin Master.

“Meqë keni bërë akreditim dhe jeni bërë gati të jeni universitet global, duhet ta kuptoni se në botën e teknologjisë standardizimiështë kusht i domosdoshëm. Mësoni edhe më shumë për t’u bërëgati për një treg punë që po ndryshon kudo, jo vetëm nëShqipëri.  Nuk është e lehtë, sepse ky treg që ndryshon na kërkon të jemi në një nivel tjetër, edhe ekonomikisht’, tha ministrja Ekonomi.

Ajo iu kujtoi studentëve se qeveria ka një program punësimi nëAdministratën Publike për studentët ekselentë dhe i inkurajoi tësapodiplomuarit të aplikojnë.

Po ashtu ajo bëri me dije, se për studentët që duan të vijojnë një cikël tjetër studimi, qeveria ofron mundësi kreditimi, ndonëse shtoi ajo universiteti jua ofron përmes këtë.

UET akordon rreth 500 bursa – nga ato të ekselencës, të talentit apo  sociale – çdo vit.

“Sot, të gjitha bëhen mbi një bazë të gjerë ndërkombëtarizimi:përdorini këto mundësi, sepse ju bën të jeni punonjës, studiuesdhe profesorat, edhe për vende të tjera. Keni mundësi tëshkëmbeni se në këtë botë është shumë e rëndësishme hapja: hapja ndaj tregjeve dhe hapja e mendjes.”, përfundoi ministrja Ekonomi.

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, zoti Selami Xhepa tha se shqyrtimi rigoroz dhe vlerësimi institucional nga agjencia britanike QAA është tregues se UET vijon të ruajë traditën e një institucioni me reputacion të mirë në tregun e arsimit të lartë në vend.

“Tashmë jeni mjaftueshëm të kualifikuar për t’iu bashkuar tregut të punës dhe të filloni ndërtimin e eksperiencave tuaja profesionale’, iu drejtua presidenti të rinjve. Ai tha se kohët tashmë janë më të favorshme për të rinjtë dhe të rejat në tregun e punës.

“U desh vetëm pak rritje e mobilitetit në tregun europian të punës, që bizneset të kuptonin realisht fuqinë e vërtetë të punës, të kapitalit njerëzor. Mungesën e fuqisë punëtore shumë biznese mendojnë se mund ta kapërcejnë përmes investimeve në sisteme të inteligjencës artificiale. Por as kjo nuk mund të jetë një zëvendësues për nevojën e padiskutueshme të investimit në “inteligjencën natyrale”, investimit për zhvillimin e kapitalit njerëzor që është aseti më i rëndësishëm i shoqërisë dhe ekonomisë’, u shpreh ai.

Ai u ndal edhe te rreziqet e njerëzimit, nga klima, teknologjia e deri te tronditjet e rendit botëror dhe u bëri apel të rinjve të punojnë për të sjellë ndryshimin.

“Ne sot jemi mjaft krenarë me shembullin dhe arritjet që kanë shënuar ish-studentët tanë, paraardhësit tuaj, që po luajnë një rol vërtet të admirueshëm në shoqërinë tonë dhe janë promotor të ndryshimeve kudo që ata kontribuojnë, në sektorin privat apo funksione publike, brenda apo jashtë vendit. Në takimet e përvitshme Alumni që ne zhvillojmë, ne e promovojmë shembullin e tyre në shoqëri dhe i sjellim ata në auditorë për të ndarë eksperiencat e tyre me studentët tanë. Me arritjet tuaja të nesërme, ju do të jeni shembulli për pasardhësit tuaj.”, e përfundoi fjalën e tij presidenti Xhepa.

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, zoti Tonin Gjuraj u ndal në fjalën e tij te roli i njeriut dhe universiteteve në epokën e inteligjencës artificiale.

“…universitetin, si institucion të arsimit të lartë e konsideroj kyç në përgatitjen dhe kultivimin e këtij realiteti kaq kompleks, njeriut. Jo më kot e quajmë universitatis, nga fjala latine universitas, -atis: bashkësi, korporatë, shoqatë, sepse ai mbledhdhe kultivon një tërësi të ndërlikuar dijesh të njeriut…trupëzuar fillimisht në religjionin, filozofinë dhe drejtësinë…Universiteti Europian i Tiranës është ndërtuar me këtë vizion, si universitas.Por, kjo nuk mund të ndodh pa studentin në qendër”, tha rektori Gjuraj.

Ai falënderoi agjencinë britanike për Sigurimin e Cilësisë, QAA dhe rekomandimet e tyre për të vënë studentin në qendër për mësimdhënien, mësimnxënien dhe vlerësimin.

Rektori shtoi se në dekadën e tij të dytë,  UET rritet përditë në prestigjin akademik e shkencor, në përballje me universitetet partnere në botë, nëpërmjet produktit shkencor të akademikëve.

“Ky është shembull për studentët tanë, kjo është mënyra se si jemi rritur si universitet në cilësinë e mësimdhënies, impaktin për shoqërinë shqiptare. Universiteti Europian i Tiranës është universitet në komunitet, për komunitetin, qytetin, ai është europian e tiranas, ndërkombëtar dhe qytetar, prandaj ai ka qenë pararojë e universiteteve shqiptare në lidhje me ndërkombëtarizimin”.

Në vitin e tij të 17-të , UET numëron më shumë se 20 mijëstudentë të diplomuar, tashmë pjesë e rrjetit të ish-studentëve Alumni dhe në rrugën drejt ndërkombëtarizimit gjithashtu po i sheh frytet e veta.

Rreth 60 studentë të UET kanë kryer shkëmbim studentor, 1 semestër ose 1 vit akademik në një nga universitetet partnerevetëm për vitin akademik 2022-2023; 25 studentë ndërkombëtare kanë kryer shkëmbim studentor në UET dhe 120persona nga stafi kanë kryer shkëmbim 1 javor për mësimdhënie ose trajnim në një nga universitetet partnere, por edhe 130 anëtarë stafi ndërkombëtarë kanë kryer shkëmbim 1 javor në UET, për mësimdhënie ose trajnim.

Studentët ekselentë për këtë vit diplomimi ishin nga të pestë fakultetet e UET, mes 295 diplomantësh  ishin Joana Hoxha,Vasil Bogdani, Agna Domi dhe Lemisa Doka. Atmosfera e ceremonisë së diplomimit u pasurua nga performanca e artistëve të rinj të UET Band, këngëtarë e instrumentistë të Departamentit të Arteve të Aplikuara në UET, ndërsa universiteti po përgatitet për të pritur një brez të  ri studentësh që kanë zgjedhur të kryejnë studimet në një prej degëve në pesë fakultetet që ofrojnë një gamë të gjerë nga shkencat e Ekonomisë e Drejtësisë, tek Humanitetet, Inxhinieria , Arkitektura e Shkencat Mjekësore. Me kurse edhe në gjuhën angleze, me shkëmbime studentore përmes programeve Erasmus dhe i pari universitet shqiptar me akreditim ndërkombëtar, UET po shtron rrugën jo vetëm për tëqenë zgjedhje e parë për studentët shqiptarë, por edhe për t’u shtrirë në rajon dhe më gjerë.