Tashmë dihet se dielli i nxehtë mund t’i bëjë keq kujtdo, veçanërisht të rinjve ose atyre që djersiten shumë, duke ju bërë të humbisni sasi të mëdha të ujit në trup.Ndiqni këto gjashtë këshilla nga AgroWeb.org, për të qëndruar të sigurt dhe të shëndetshëm, veçanërisht kur temperaturat nivelet dhe aktivitetit tuaj rriten.
Mos prisni derisa të keni etje për të pirë ujë
Etja është shenja e parë që tregon se trupi po fillon të dehidratohet.
Pini ujë në mënyrë të qëndrueshme gjatë gjithë ditës dhe konsumoni më shumë lëngje se zakonisht kur moti është i nxehtë, veçanërisht nëse jeni aktiv.
Shijojeni ujin
Nëse uji i thjeshtë nuk ju pëlqen, mund të shtoni aromë me fruta të freskëta. Ju gjithashtu mund të konsumoni lëngje të freskëta frutash, dhe sigurohuni që të kufizoni kafeinën dhe alkoolin.
Konsumoni më tepër fruta dhe perime të pasura me ujë
Disa fruta dhe perime përmbajnë shumë ujë krahas lëndëve ushqyese të shëndetshme. Shalqiri, luleshtrydhet, pjeshkët dhe ananasi janë fruta me përmbajtje të lartë uji. Perimet e pasura me ujë përfshijnë kastravecat, zarzavatet me gjethe jeshile, rrepkat, selinoja, kungull i njomë dhe domatet.