Ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni private në Miami të Floridas.
Menjëherë në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi të çiftit pas martesës, ku Dreshaj dukej mjaft vezulluese në fustanin e bardhë të nusërisë.
Modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi, ishte njëra ndër të pranishmet në këtë dasmë, madje ajo ishte edhe një nga shoqërueset e nuses.
Në rrjetin social Instagram, Berberi ka ndarë me ndjekësit e saj momentet fantastike nga dasma e mikeshës së saj.
Fillimisht, duket se dasmorët kanë kërcyer nën ritmet latine dhe të disa këngëve më të pëlqyera të shekullit.
Më pas, ka ardhur momenti i prerjes së tortës, moment ky të cilin çifti e kanë kaluar mes buzëqeshjes dhe shakave me njëri-tjetrin.
Dukej e shkëlqyer në vellon e bardhë, por Afërdita Dreshaj nuk nguroi të veshë edhe një fustan të zi më vonë, e krejt kjo u bë për të ekzekutuar një nga vallëzimet e mbrëmjes, për të cilin ajo veshje ishte e përshtatshme.
Dhe momenti më i bukur i mbrëmjes duket të ketë qenë ai kur në sallë është lëshuar “Vallja e Rugovës”, dhe të gjithë dasmorët kanë filluar të kërcejnë nën ritmet e këngës shqipe.
Edhe bashkëshorti i Dreshajt, i cili nuk është shqiptar, duket të jetë munduar që sa më mirë t’i hedhi hapat dhe ta shijojë këtë vallëzim. /Telegrafi/