Qeveria holandeze është rrëzuar të premten pasi anëtarët e koalicionit patën mosmarrëveshje për për çështjen e ndalimit të emigracionit të paligjshëm, gjë që do ta çojë vendin edhe njëherë në zgjedhje të reja në vjeshtë, raporton “The Telegraph”.
Kriza u shkaktua për shkak të shtyrjes së partisë konservatore VVD, të kryeministrit Mark Rutte për të kufizuar fluksin e azilkërkuesve në Holandë, e cila nuk u mbështet nga dy partitë e tjera të koalicionit qeveritar.
“Nuk është sekret që partnerët e koalicionit kanë mendime të ndryshme rreth politikave të emigracionit. Sot, për fat të keq, kemi arritur në përfundimin se këto mosmarrëveshje janë bërë të pakapërcyeshme. Prandaj, unë do t’i paraqes mbretit dorëheqjen e të gjithë kabinetit”, tha Kryeministri Rutte.
Tensionet arritën kulmin më herët gjatë javës, kur kreu i qeverisë Rutte kërkoi mbështetje për një propozim për të kufizuar hyrjen e fëmijëve të refugjatëve të luftës që janë tashmë në Holandë dhe për t’i detyruar familjet të presin të paktën dy vjet përpara se të bashkohen. Ky propozim i fundit shkoi shumë larg për Unionin e vogël të krishterë dhe liberal D66, duke shkaktuar një ngërç.
Koalicioni i Kryeministrit Rutte do të qëndrojë në pushtet si një qeveri e përkohshme derisa të formohet një administratë e re pas zgjedhjeve të reja.