Spanja merr sot presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Suedia.
Sipas Traktatit të Lisbonës (2007), presidenca e Këshillit bëhet me rotacion ndërmjet shteteve anëtare të BE-së çdo gjashtë muaj.
Me presidencën spanjolle, fillon një trojkë e re presidenciale, duke përfshirë Belgjikën, e cila do të kryesojë në gjysmën e parë dhe Hungarinë, në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.
Treshja përcakton synimet afatgjata dhe përgatit një program të përbashkët që përcakton temat dhe çështjet kryesore me të cilat do të merret Këshilli në një periudhë 18 mujore.
Kjo është presidenca e pestë e Spanjës, e cila u bë anëtare e BE-së në vitin 1986.