EMRI+FOTO/ Noizy-t i bën ‘xhëmën’ kushëriri!

DURRËS– Personi që shihni në foto është 26-vjeçari Eraldo Musteqja, i cili akuzohet se është autori i zjarrvënies në lokalin e reperit Rigels Rajku, ose i njohur me emrin e artit Noizy. Ky i fundit dhe autori kanë lidhje fisnore. Nga hetimet dyshohet se Musteqja i ka vënë zjarrin të njëjtit lokal, më datë 11.06.2023, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, më datë 10.06.2023. Ndërkohë në momentin e arrestimit të riut iu gjet dhe një thikë.  

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe vetë reperi. Përmes një postimi në Instagram ku ka ndarë dhe një foto të tij Noizy bën me dije se Eraldo Musteqja është rritur nga familja e tij por tashmë është kthyer në një besimtarë ekstremistë mysliman. Sipasreperit për shkak të ekstremismit Musteqja mendonte se muzika dhe alkooli janë haram prandaj dhe ka kryer aktin e rëndë. 

POSTIMI I NOIZY-T

Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit.

Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë.
The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro 

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Përsëritësi”, për zbardhjen e tre rasteve të zjarrvënieve ndaj biznesit dhe banesës së të njëjtës familje. I vuri 2 herë (mëngjesin e sotëm dhe më datë 11.06.2023) zjarrin një lokali në lagjen “Currilat”, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 26-vjeçari. I ndaluari, lidhje familjare e shtetasve të dëmtuar. Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu sekuestrua një mjet prerës (thikë). Si rezultat i punës intensive hetimore për disa raste zjarrvëniesh, të kryera gjatë periudhës 10.06.2023-29.06.2023, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”, në kuadër të të cilit u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 26 vjeç. Nga veprimet e shpejta dhe profesionale policore, 26-vjeçari (lidhje familjare e shtetasve të dëmtuar) u kap në flagrancë mëngjesin e sotëm, pasi i kishte vënë zjarrin një lokali në lagjen “Currilat”, në pronësi të shtetasit B. R. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se i njëjti shtetas i ka vënë zjarrin të njëjtit lokal, më datë 11.06.2023, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, më datë 10.06.2023. Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë). Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtyre rasteve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Limit.al