Këngëtarja Bebe Rexha pasi ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, është goditur në fytyrë me një telefon teksa ishte duke performuar në skenë në një koncert në New York City të dielën, pasi dikush nga eventi hodhi telefonin drejt saj.
Siç shihet në një video në Twitter, artistja e “Back to You” u pa duke kënduar dhe duke u drejtuar drejt pjesës së përparme të skenës e në të njëjtën kohë duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar, kur dikush nga publiku e gjuan me telefon duke e goditur atë drejtpërdrejt në fytyrë.
Pas një momenti tronditjeje ra në gjunjë me kokën ulur, ndërsa anëtarë të shumtë të ekuipazhit në krahë nxituan për ta ndihmuar.
Një postim në Twitter nga llogaria Pop Base thoshte: ‘Nëna e Bebe Rexhës zbulon se asaj iu desh të bënte tri qepje pasi dikush nga audienca i hodhi një telefon në kokë gjatë koncertit të saj.’
Një numër i fansave të Rexhës shkruan në Twitter për të shprehur sulmin e pakuptimtë ndaj yllit të Popit.
Absolutely great show ruined by a fan throwing their phone at @BebeRexha hopefully she is ok after that pic.twitter.com/4eBScgurv5
— Alex Chavez (@captiv_8_) June 19, 2023