Tym e flakë në VERI/ Opozita ‘gozhdon’ Kurtin! Krasniqi, Haradinaj e Abdixhiku: I pa BESË! Po luan me zjarrin. Të shkarkohet kryeministri

KOSOVË– Vijon debati i opozitarëve me kryeministrin Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme pas tensioneve në veri që kulmuan në përplasje fizike mes serbëve dhe forcave të KFOR-it ku për pasojë 30 ushtarëve mbeten të plagosur dhe kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Gjatë fjalës së tij kryetari i Partisë Demokratike të Kosvës Memli Kransiqi iu drejtua Kurtit duke i thënë se po luan me zjarrin duke mos u koordinuar me ndërkombëtarët. Sipas tij Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë kreun e qeverisë përgjegjës dhe pasojat po i vuan Kosova. Për këtë ai mori shembull përjashtimin e Kosovës nga “Defender Europe 23”. Në fund ai kishte dhe një sfidë për Albin Kurtin.

Memli Krasniqi: Pse s’po shkon ti. A guxon me shku ti. Qeh unë vij me ty Hajde po shkojmë na të dy bashkë. Po shkojmë në objektin e Komunës së Leposaviqit, Zubin Potokut e Zvecanit. Pse po insiston me i cu tre njerëz që janë pjesë e popullit shqiptar, që janë pjesë e vuajtur që 23 vjet. Hajde shkojna bashkë në veri, hijm me ta në zyre, rrijm me ta. Nëse të ka mbet marak zjarri të kaluarës, mos u mundu me dhezë zjarm të tashmes, sepse njerëzve iu duhet paqe. Përvec që ke synime të tjera.

Dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ishte ashpër ndaj qeverisë së Kosovës dhe Kurtit. Gjatë fjalës së tij ai deklaroi se Albin Kurti i tha me emra kriminelët që sipas tij kanë sulmuar KFOR-in dhe mediat por nuk tregoi se përse ata nuk janë vënë në pranga.

Lumir AbdixhikuSot po bëhet një javë nga sulmi jo i paprecedentë dhe jo i rrallë i bandave kriminale në Veri që kryeministri po i njeh me emër dhe mbiemër, por janë ende në Veri të paarrestuar. Por, ky po i njeh dhe po na ligjëron për to, por janë të lirë kundrejt institucioneve të Republikës së Kosovës, përkatësisht zyrave të kryetarëve në Veri.

Ndërkohë edhe më i ashpër ishte ish-kryeministri dhe kreu i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili u kërkoi deputetëve që të marrin masa të menjëhershme për shkarkimin nga detyra të kryeministrit Albin Kurti. Sipas tij ai ka bërë pabesi dhe tradhti ndaj Kosvës.

Ranmush Haradinaj: Ne përballemi me Serbinë dhe me serb, kemi marrëdhënie armiqësore, në disa etapa na është dashur të luftojmë. E dimë rolin e Listës Serbe dhe bandat atje. SHBA i kanë sanksionuar për rolin e tyre. Ku po shkohet Kosova nën udhëheqjen e kryeministrit Kurti? Unë po them mendimet e mia. Mosbesim deri në pabesi”, kryeministri kurti ka ngjall, ka mbjell mosbesim të brendshëm, në çdo palë e çdo proces. Në vazhdimësi ka kultivuar një mosbesi dhe në garantin tonë që është Amerika. Ky mosbesim i tij deri në pabesi, sot po ndodh si qeveri e një vendi. Kryeministri Kurti ka mbjellë dhe nxit poshtërim të të gjitha figurave, vlerave të krijuar me mund, disa prej tyre i ka përvetësu por ka vazhdu me poshtëru çdo vlerë të shqiptarëve. Kur je kryeministër, kur ke fatin e Republikës, vazhdimi i poshtërimit deri në armiqesi po i sjell pasoja Kosovës. Ka poshtëru popullin e vetë, me i shty deri në poshtërim. Ka elementë të tradhtisë ai i Kurtit. Kryeministri Kurti po vazhdon me mashtru aleatet e sigurisë, garantët tonë dhe mashtrimet e tij shkojnë në tradhti. Unë me vazhdu qartë, nuk ndihem mirë me i thenë, por është detyra jonë që të reflektojmë se çfarë po na ndodh. Kush përfiton nga kjo përpos Putinit dhe Rusisë? Nga vazhdimi i logjikës poshtëruese deri në armiqësi. Kush fiton nga mashtrimi i aleatëve tanë? Fiton Rusia. Pra për këtë arsye, ju propozoj të shkojmë në mocion dhe të shkarkojnë qeverinë Kurti.

Kjo seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës vjen pas tensioneve të forta në veri të shkaktuara pas zgjedhjeve në tre komunat me shumicë serbe, Lesposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan ku Lista Serbe bojkotoi zgjedhjet dhe kryekomunarët e rinj janë qytetarë të Kosovës. Tensionet nisën që ditën e parë që kryekomunarët e rinj u futën në zyrat e tyre. U desdh ndërhyrja e Forcave Speciale që ata të mund të futeshin ndërkohë që pas ndërhyri dhe KFOR, 30 ushtarë të të cilëve mbeten të plagosur. Serbët kërkojnë dorëheqjen e kryekomunarëve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja pavarësisht se ata vetë i bojkotuan. Ndërkohë qeveria e Kosovë duket se nuk do të lëshojë pe. Ndërkomëtarët nga ana tjetër kanë kërkuar ç’tensionim të situatës dhe uljen në tryezën e bisedimeve për një zgjidhgje paqësore të konfliktit./Limit.al