Receta e ditës/ Trileçe me fruta

Përbërësit për kekun:

për tavë drejtkëndëshe 33×23 cm, nëse bëni gjysmën e dozës, përdorni tavë 23×17 cm.
6 kokrra vezë
200 g sheqer
200 g miell
1 bustinë vanilje
8 g sodë për ëmbëlsira
1 majë luge kripë
150 g gjalpë i tretur i vakët

Për kremin me qumësht:

400 g pana për ëmbëlsira
400 g qumësht i kondensuar (panda)
400 g qumësht me yndyrë Duhen gjithashtu për ta dekoruar në fund: Mund të përdorni karamel të gatshëm ose krem si më poshtë:
300 ml pana e ftohtë nga frigoriferi
200 g Mascarpone
3 lugë sheqer pluhur
1 lugë lëng limoni
250 g fruta pylli sipas dëshirës

Përgatitja:

Ndezim furrën në temperaturën 180°C. Në një tas, hedhim me sitë miellin dhe sodën. I përziejmë me lugë druri dhe i lëmë mënjanë. Keku: Në  rrahësin elektrik të vezëve, rrahim vezët me sheqerin dhe vaniljen për 10 minuta. Shtojmë me lugë miellin me sodën dhe do t’i përziejmë me kujdes me spatul me lëvizje nga poshtë-lart, që brumi të marrë sa më shumë ajër. Hedhim kripën, gjalpin duke e rrjedhur, i përziejmë edhe një minutë me spatul dhe më pas brumin e hedhim në tavën që e kemi lyer me gjalpë e miell ose kemi shtruar letër pjekjeje.

E pjekim për 30 minuta ose derisa kur të bëjmë provën në mes të tavës me kruajtëse dhëmbësh që ajo të dalë e pastër.
Kekun e pjekur e shpojmë me kruajtëse dhëmbësh në shumë vende në sipërfaqe derisa të takojë tavën poshtë. E lëmë mënjanë. Përgatisim kremin me qumësht (mund ta përgatisim ndërkohë që keku piqet).

Përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë për 1 minutë qumështin me qumështin e kondensuar dhe panën.
Hedhim kremin me garuzhde mbi kekun e shpuar dhe jo shumë të nxehtë (të kenë kaluar 5 minuta që e kemi nxjerrë nga furra). Në fillim e hedhim në mes të tavës, pastaj anash dhe së fundi e derdhim mbi të gjithë sipërfaqen. E lëmë të ftohet plotësisht në temperaturë ambienti.