Përbërësit: Një salçiçe, një simite, turshi, 1 spec i vogël djegës, mustardë ose ketchup, dy feta domate, pak qepë të grirë të ëmbël, kripë dhe piper

Përgatitja: Fillimisht piqni salçiçen në një tost dhe e fusni midis simites. Vendosni fetat e domates, shtoni kripë dhe piper. Vendosni turshitë, specin djegës dhe i shtoni sipër mustardë ose ketchup. Në fund i shtoni pak qepë të ëmbla.

Hot-dogu është gati.

T’ju bëjë mirë! /Gatimeshqiptare.com /Limit.al