TYM dhe FLAKË në Veri të Kosovës, të shtëna me armë në Zeçan! I vihet flaka makinës së Policisë

KOSOVË– Tym dhe flakë në veri të Kosovës. Raportohet se me dhjetëra qytetarë serb janë mbledhur para komunave në Zubin Potok, Leposavic dhe Zveçan dhe kanë ndaluar kryekomiunarët që të futen në zyrat e tyre. Ndërkohë raportohet dhe për të shtëna me armë zjarri.

Turma e njerëzve shpërndahet pas të shtënave me armë dhe gazit lotësjellës në Zveçan. Raoportohet se një makine policie i është vënë flaka, ndërsa serbët kanë rrethuar komunën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse./Limit.al