Zona e Nikaj-Mërturit po bëhet shembull në krahinat e Shqiperisë.
Banorët dhe të larguarit nga zona po rikthehen jo vetëm fizikisht, por edhe me mundesitë e tyre financiare për të kontribuar në ndërtimin e disa rrugëve që do i japin frymarrje kësaj zone tashmë turistike.
Nikaj – Mërtur këto dy fise po “ringjallen” nga një braktisje, diku për fajin “e vet” dhe kryesisht për fajin e një politike në letargjinë e tejzgjatur ndër vite.
Dua të shpreh mirënjohjen me të thellë për Kryetarin e Bashkisë së Tropojës z. Besnik Dushaj dhe gjithashtu per kordinatorin Njesise Administrative Nikaj Mertur z. Gjovalin Gjeloshi.
Në emer të Shoqatës Nikaj-Mërtur ju bëj thirrje për kontributin e të gjithëve per ndertimin e kësaj rruge, kësaj ëndrre qindra vjeçare të të parëve tanë, në veçanti Komunitet nga Curraj Eper kudo qe jetojne, te kontribojme te gjithe sipas mundesive dhe deshires.
Zoti e bekoftë Nikaj – Mërturin dhe çdo kontribues në këtë nismë.
Unionipervendlindjen CurrajEper ka berë publike nr e llogarise të cilet jane hapur per kete rrugë.
Ne nuk mund te bëjme pune te mëdha, Por ne mund të bëjme punë te vogla me dashuri te madhe
(Shen Nënë Tereza)