Manchester City-Inter do të jetë finalja e madhe e Uefa Champions League për edicionin 2022/2023.
‘The citizens’ shkatërruan Realin e Madridit, në ndeshjen e dytë gjysmë-finale me rezultatin 4-0 dhe shkojnë kështu për herë të dytë në historinë e tyre, në finalen e këtij kompeticioni.
Të besuarit e Guardiolës u hakmorën ndaj Realit të Madridit për eliminimin e një viti më parë.
Një dominim absolut i skuadrës së City-t, që nuk i la frymë lojtarëve madrilenë të viheshin në zotërim të topit.
Nje start i furishëm nga skuadra angleze, që kaloi në avantazh në minutën e 23-të me Bernando Silvën, pas asistit të dhënë nga De Bruyne.
Të pafat ‘los blancos’ në minutën e 35-të, kur goditja nga jashtë zone e Toni Kroos përfundoi në traun e portës të Ederson.
Pas vetëm dy minutash ekipi nga Manchesteri shënoi dhe golin e dytë.
Një mbrëmje e paharruar për Bernardo Silvën, i cili realizoi dopietë në këtë përballje, në minutën e 37-të.
Dominimin skuadra e Guardiolës e vijoi edhe në pjesën e dytë.
Akanji shënoi edhe të tretin në minutën e 76-të, i ndihmuar edhe nga një devijim i pafat i mbrojtësit Militao.
Julian Alvarez thelloi shifrat në fundin e takimit, duke realizuar edhe golin e 4-t.
Gjithçka mbyllet 4-0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 5-1, Manchester City pret biletën për në Stamboll, aty ku do të përballen në finale me zikaltërit italian, në 10 qershor./Limit.al