Këngëtarja e famshme Beyonce ka mbledhur mijëra fansa në Stokholm, për të festuar në shfaqjen hapëse të turneut të ri botëror të Beyonce. Mediat e huaja shkruajnë se “Renaissance” është turneu i parë solo i Beyonce që nga viti 2016. Në koncertin e hapjes këngëtarja ndau hite nga albumi i saj i vitit 2022, suksesi i të cilit e vendosi Beyoncen në krye të fronit të Grammy si artistja më e dekoruar e ceremonisë në histori.
Fansat e saj të cilët ishin ankuar muajt e fundit për mungesën e videoklipeve për këngët e albumit patën rastin të shijojnë një natë unike në premierë. Ndryshimi i shpejtë i kostumeve dhe ndryshimeve të dekorit ishte befasues. Këngëtarja luajti në ndërveprime mes një bote dixhitale dhe fizike, ku pajisjet robotike krijojnin çuditshëm figura në qiell.