Familja Kelmendi ia doli! Shqipëria kualifikohet e para për në finalen e “Eurovision 2023”

Shqipëria është kualifikuar në finalen e Eurovision 2023. Pas performancës plot emocion në gjysmëfinale, Albina dhe familja Kelmendi ia dolën që të çojnë vendin tonë në finalen e madhe ku do të performojnë në gjuhën shqipe këngën ‘Duje’.

Albina dhe familja e saj performuan të 14-ët në garën e gjysmëfinales.
Albina dhe Familja Kelmendi ishin renditur të 14 në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2023, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura me miliona shikues.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për Shqipërinë me kodin 14 për të provuar sërish emocionet e forta që përcolli Albina dhe Familja Kelmendi me këngën përfaqësuese në natën finale që do të mbahet më 13 maj./Limit.al