Luiz Ejlli ka reaguar për herë të parë sot, pasi kanë kaluar tre ditë që kur doli nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Ai ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku falenderon të gjithë mbështetësit e tij, teksa shprehet se do të vazhdojë të jetë pranë publikut duek publikuar këngë.
Ai po ashtu kërkon falje që nuk reagoi më herët, teksa shprehet se ndihet shumë mirënjohës dhe se nuk e di çfarë kanë parë tek ai ata që e kanë mbështetur.
“Si ju kam o çapaçula. Mu deshën 3 dit të merrja veten para se të bëja këtë video. Ju kërkoj falje që nuk ju kam falenderuar përzemërisushgt një nga një secilin. Shpresoj që me këtë video të justifikoj veten sepse nuk e di se ç’keni parë nga unë që më keni vlerësuar kaq shumë. Ju jam mirënjohës gjithë jetën. Më keni ndryshuar jetën.
Uroj t’jua shpërblej me ato që do bëj në vazhdim, me karrierën e ëndrrën time, muzikën. Faleminderit me gjitha shpirt. Jeni të jashtëzakonshëm”, thotë ai./Limit.al
View this post on Instagram