Më poshtë Limit.al iu sjell 15 shprehje brilante nga njerëz që përvoja u ka mësuar se çfarë duhet për të kapërcyer momentet e vështira dhe për të arritur gjëra vërtet të jashtëzakonshme:
1.“Jeni më të guximshëm se sa besoni, më të fortë se sa dukeni dhe më të zgjuar se sa mendoni” – A.A. Milne (te Winnie-the-Pooh)
2. “Nëse jeni të shqetësuar nga diçka e jashtme, dhimbja nuk vjen për shkak të saj, por për shkak të vlerësimit tuaj për të, dhe për këtë keni fuqinë për ta revokuar në çdo moment” – Marcus Aurelius
3. “Merrni frymë. Lërini gjërat të shkojnë. Dhe kujtojini vetes se ky është momenti i vetëm që e dini se e keni të sigurt” – Oprah Winfrey
4. “Shqetësimi nuk i largon problemet e së nesërmes, por i merr paqen së sotmes” – Anonime
5.“Një ndër simptomat e shkatërrimit nervor është bindja se puna është tmerrësisht e rëndësishme” – Bertrand Russell
6. “Suksesi është një gjendje mendore, nëse doni të arrini suksesin, filloni ta mendoni veten si një njeri të suksesshëm” – Dr. Joyce Brothers
7. “Jo gjithnjë është e nevojshme të keni një plan. Ndonjëherë mjafton të merrni frymë, t’i lini gjërat të shkojnë dhe të shihni se çfarë ndodh më pas” – Mandy Hale
8. “Madhësia e suksesit tuaj matet nga fuqia e dëshirës suaj, ëndrrave dhe se si përballeni me zhgënjimet përgjatë rrugëtimit” – Robert Kiyosaki
9. “Mos e bëni suksesin qëllim në vetvete, por bëni atë që doni dhe kini besim, çdo gjë do të vijë natyrshëm” – Robert Frost
10. “Thuajse gjithçka do të nisë të funksionojë sërish nëse shkëputeni prej saj për disa minuta… Duke përfshirë dhe veten” – Anne Lamott
11. “Presioni i bën njerëzit t’i përgjigjen më mirë sfidave të jetës” – Bishop T.D. Jakes
12. “Vetëm kur nuk kemi më frikë, fillojmë të jetojmë” – Dorothy Thompson
13. “Karakteri nuk mund të zhvillohet në heshtje. Shpirti mund të forcohet, ambiciet mund të frymëzohen dhe suksesi të arrihet vetëm nëpërmjet përvojës dhe vuajtjes” – Helen Keller.
14. “Frika ime është thelbi im dhe ndoshta pjesa më e mirë e imja” – Franz Kafka
15. “Ka më shumë gjëra në jetë se sa rritja e shpejtësisë së saj” – Mohandas Gandhi
Dhe nëse jeni duke vuajtur nga një pengesë në rrugën tuaj të suksesit…
“Të qeshurit me shpirt dhe gjumi i mirë janë ilaçet më të mira në librin e mjekut” – proverb irlandez.
*Peter Economy
Burimi: INC