U rrit nga nëna pasi prindërit iu ndanë, balerini shqiptar jep mesazhin për të gjithë ata që kanë të njëjtin fat

Ndarja e prindërve ka patur një impakt të fortë në jetën e balerinit Graciano Tagani. Teksa ka qënë i ftuar në rubrikën “Mama Single” në “E Diell”, ai ndau një detaj personal me publikun, ku rrëfeu se jeta e tij ka qenë plot me sakrifica por nëna e tij ia ka lehtësuar çdo gjë.

Balerini rrëfeu se të mos pasurit një baba në krah nuk ka qenë aspak e lehtë, megjithatë ai është rritur nga një nënë heroinë, dashuria e së cilës e bëri atë njeriun që është sot. Ai tha më tej se sakrificat e kanë forcuar, e ndërsa jeta vazhdon edhe synimet rriten. Balerini dha edhe një mesazh për çiftet e ndara, për ti mos i futur frymën e përçarjes fëmijëve.

Pjesë nga biseda:

Nevina Shtylla: Si është të jesh në një familje me dy prindër të ndarë? Ndikon te fëmijët? A rriten ata më të fortë, apo kanë ato momentet e tyre të pasigurisë? Çfarë këshille do t’iu jepje të gjitha mamave që janë në situatë të tillë?

Graciano Tagani: Patjetër që ndikon, sepse të mos pasurit një baba në krah… Me ça kam vënë re, gjërat kanë ndryshuar, sepse më parë nuk ka pasur emisione të tilla ku njerëzit ta pranojnë hapur që nuk është fundi i botës ndarja e dy prindërve apo një çifti, sepse shumë më mirë është një ndarje apo harmonia e një çifti sesa një familje ku fëmija sheh dhunë, sherre dhe ka një ngarkesë emocionale që i ndikon më vonë.

Nuk është e lehtë aspak. Edhe për mua nuk ka qenë aspak e lehtë, megjithëse kam pasur një nënë heroinë, dhe jam rritur me shumë dashuri, gjë që më ka bërë mua një njeri më të mirë sot që sheh gjërat me pozitivitet, duke shmangur anët negative.

Jeta vazhdon dhe njeriu duhet të rritet dhe të shoh synimet e veta, pak rëndësi ka nëse ke një apo dy prindër. Mjafton që të jenë shëndosh e mirë dhe të dy të jenë prindër shumë të mirë, megjithëse nuk kanë qenë të mirë për njeri-tjetrin. Këshilla ime është që edhe kur ndahen nga bashkëshorti apo bashkëshortja, kurrë, kurrë të mos kenë frymën ndaj fëmijëve që babi jot apo mami jot është i/e keqe. /Top Channel