Myrto Uzuni sërish hero për Granadan, i jep 1 pikë skuadrës ndaj Alaves dhe i afrohet rekordit historik

Myrto Uzuni nuk di të ndalet në ligën e dytë spanjolle. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi një tjetër gol me fanellën e Granadas, kësaj radhe në barazimin 1-1 ndaj Alaves.

Beratasi zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të, nga pika e bardhë e penalltisë, me 11-metërshin që e fitoi po vetë ai.

Uzuni goditi në mënyrë perfekte penalltinë, duke e çuar topin në cepin e djathtë të shtyllës pingule, e duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar për të ndërhyrë.

Vendasit barazuan takimin në minutën e 66-të. Me golin e realizuar, 27-vjeçari i dha një pikë me shumë vlerë Granadas, ndaj një rivali direkt që lufton për ngjitjen në La Liga.

Ky ishte goli i 22-të i Myrto Uzunit në La Liga 2 me fanellën e Granadas, duke e ndihmuar ekipin drejt ngjitjes në elitë.

Uzuni i afrohet gjithnjë e më shumë rekordit personal. Futbollisti kuqezi është vetëm 1 gol larg shifrës së 23 realizimeve, që është edhe rekordi i klubit, për sa i përket rrjetave të tundura nga një futbollist i vetëm./Limit.al