Kush mund t’i refuzojë kokoshkat kur shikon një film?
Ato duhet të konsumohen më shpesh, sepse janë shumë poztive për shëndetin. Një porcion i vogël kokoshkash përmban nivele të larta antioksidantësh të fuqishëm të quajtur “polifenole”. Duke konsumuar kokoshka ju hani 200 deri në 300 miligram antioksidantë, nga një total prej 2 gram polifenolesh që duhet të hahen çdo ditë.
Të pasura me fibra, rregullojnë funksionimin e zorrëve. Me shumë antioksidantë, luftojnë vdekjen e qelizave dhe parandalojnë kancerin e diabetin. Zbutin efektet e moshës, ngadalësojnë plakjen ndërsa luftojnë radikalet e lira. Janë një burim i shkëlqyer energjie dhe karbohidratesh me cilësi të lartë. Përmbajnë vitamina dhe minerale.
Kokoshkat përmbajnë rreth 8% të vlerës suaj ditore të hekurit. Minerale të tjera që gjenden në kokoshka përfshijnë: kalcium, bakër, magnez, mangan, fosfor, kalium, zink.
Kokoshkat gjithashtu përmbajnë shumë vitamina, përfshirë:B6, A, E dhe K, folate, niacin, riboflavin, dhiamin. Ngrënia e kokoshkave ka rreth 70% të konsumit të rekomanduar ditor të grurit të tërë dhe mund të zëvendësojnë llojet e drithërave.
Mund të mbajë kontrollin e sheqerit në gjak. Shumë ushqime mund të shkaktojnë një rritje të nivelit tuaj të glukozës në gjak, e njohur edhe si sheqeri në gjak. /shqiptarja.com /Limit.al