Mukoza prodhohet në mënyrë të vazhdueshme përgjatë rrugëve të frymëmarrjes dhe është një substancë e denduar dhe lubrifikuese që kryen funksione të ndryshme ku kryesori është ai i mbrojtjes ndaj agjentëve të jashtëm, si bakteret, ndotja e mjedisit, polenat etj.
Prodhimi i një sasie të tepërt të saj mund të shfaqë probleme që sjellin bezdisje tek personi. Prania e gëlbazës në fyt vjen nga një prodhim i tepërt i mukozës nga ana e gjendrave mukipare që sekretojnë përgjatë rrugëve të frymëmarrjes si përgjigje ndaj një procesi inflamator. Ajo është një simptomë e zakonshme që lidhet me kollën ose ftohjen, por mund të ndodhë dhe tek pacientët me forma të tjera pezmatimi (inflamacioni) si farnigjiti, adenonoiditi, veshi i mesit, sinuziti dhe bajamet.
Si të eleminoni gëlbazën
Trajtimi i gëlbazës në fyt varet në fakt nga shkaku i saj, por në përgjithësi këshillohet:
- Të mbani të hidratuar fytin duke pirë shumë lëngje çka do të nxisë nxjerrjen fiziologjike të gëlbazës përmes kollës.Në shumë kultura rekomandohet të pihen lëngje të nxehta për të lehtësuar simptomat e ftohjes, pasi është në gjendje të shkrijë mukozën e inflamuar, të lehtësojë kongjestionin, bllokimin e hundëve dhe ta bëjë mukozën më fluide. Rekomandohen çajra, si çaj mali, xhinxheri, apo supa e perimeve dhe e pulës.
- Në rastin e bllokimeve njëkohësisht dhe të hundës praktikoni më shumë se një herë në ditë lavazhin e hundëve me spray ujë deti që gjenden në farmaci, ose e përgatisni në shtëpi me gjysmë luge çaji kripë në gjysmë litri uji, dhe zjeheni.Është shumë e rëndësishme të lironi hundët për të shmangur që mukoza të kalojë në rrugët e frymëmarrjes duke rritur kështu praninë e mukozës në fyt. (Këshillohet të shfryni hundët pa shumë sforco sepse nxit prodhimin e tepër të mukozës).
- Përdorni lagështues (ose tasa të vegjël me ujë tek kaloriferët) në mjediset e shtëpisë. Ajri i thatë irriton hundën dhe fytin, duke shkaktuar formimin e një sasie më të madhe mukoze.
- Flini me më shumë jastëkë, të rrini shtrirë shton më shumë bezdisjen, pasi gëlbaza mund të rrëshqasë në pjesën e poshtme të fytit.
- Mos pini duhan dhe shmangni duhanpirjen pasive.
- Shmangni alkoolin dhe pijet me gazë kafeinën pasi kanë efekt dehidratues.
- Bëni një banjë me ujë të ngrohtë pasi avulli ndihmon në eliminimin e mukozës nga hunda dhe fyti. /MeMjekun.com