Aktivitetet e përditshme fizike dhe përfshirja në sporte të ndryshme bëjnë që trupi jonë të jetë i shëndetshëm dhe i fortë fizikisht. Efektet pozitive të të ushtruarit, janë po aq të rëndësishme edhe në fushën e psikologjisë. Një gjë të tillë e tregojnë studimet e fundit shkencore, të cilat kanë renditur vetëm disa nga shumë përfitime të tjera që vijnë si rezultat i aktiviteteve sportive në shëndetin mendor.

  • Përfshirja në aktivitete fizike përmirëson humorin tonë: Relaksi dhe lumturia që sjell një lojë basketbolli me shokët e lagjes apo, ushtrimi për disa orë në qendra të fitnesit janë të paevitueshme.
  • Sporti rrit koncentrimin: Studimet kanë treguar se aktiviteti i rregullt fizik ndihmon që mendja jonë të jetë e mprehtë dhe e kthjellët. Pjesëmarrja në aktivitete fizike 3 deri 5 herë në javë, me kohëzgjatje deri në 30 minuta, rrit koncentrimin dhe përmirëson aftësitë tona mendore.
  • Sporti ul nivelin e stresit dhe depresionit:  Kur jemi fizikisht aktiv, mendja jonë largohet nga stresorët e përditshëm. Kjo ndihmon në shmangien e mendimeve negative dhe uljen e hormoneve të stresit në trupin tonë.
  • Sporti përmirëson gjumin tonë: Sportet dhe format e tjera të aktivitetit fizik përmirësojnë cilësinë e gjumit. Ato e bëjnë këtë duke na ndihmuar të biem në gjumë më të shpejtë dhe të thellë. Fjetja më e mirë mund të përmirësojë disponimin tonë dhe na relakson për ndeshjen e nesërme.
  • Sporti rrit vetëbesimin: Ushtrimet e rregullta që bëjmë mund të rrisin besimin tonë dhe të shtojnë vetëvlerësimin që kemi për vetën. /WordPress.com /Limit.al