Për breza të tërë, ky Kuran me përmasa të pullës postare është përcjellë në familjen e Mario Prushit. Studiuesit thonë se është një nga Kuranet më të vegjël të regjistruar, me librin e shenjtë të vogël të mbajtur brenda një kuti argjendi të nxirë me kalimin e moshës
Kurani i vogël është dy centimetra i gjerë dhe një centimetër i trashë.
Ai u gjet nga stërgjyshërit e z. Prushi kur gërmonin tokën për një shtëpi të re në Kosovë. Familja e mori zbulimin si një shenjë hyjnore dhe përqafoi Islamin.
I shtypur me shumë gjasa nga fundi i shekullit të 19-të në afro 900 faqe, një Kuran në miniaturë, i konsideruar si një nga më të vegjlit në botë, është ruajtur me çmim nga një familje shqiptare në Tiranë për disa breza citon AFP. /AFP-Limit.al