Video/ Megi Pojani “tallet” mbi varrin e së afërmes, ndjekësit shpërthejnë në kritika

Motrat Pojani vitet e fundit kanë fituar mjaft fansa nga rrjetet e tyre sociale. Por së fundmi në rrjet po qarkullon një video aspak e këndshme e Megi Poajnit, e publikuar nga vetë motra e saj, Marsi. Megi shihet në varreza teksa kërcen, qesh dhe argëtohet pranë të ndjerës. Pamje këto që kanë shokuar ndjekësit të cilët kanë shpërtyer në kritika.

Motrat Pojani kanë shkuar për tu kujdesur për varrin e stërgjyshes së tyre, siç dëgjohet të thotë edhe vetë moderatorja.

“Ka vdekur në ’98. Nuk i them fal, ajo as nuk e di se çfarë po bëj. Ajo nuk e di as që Instagrami ekziston, as që këtë gjë do ta shohë e gjithë bota, sepse stërmbesa e saj është është e famshme. Po. Jam e famshme. Më shiko. Shiko këtë fytyrë, që vlen para”, thotë ajo teksa i drejtohet varrit./ Limit.al