Shumica e maceve kënaqen kur përkëdhelen nga pronarët e tyre.Edhe pse nga natyra macet mund të jenë shumë të tërhequra dhe tekanjoze, ato vërtet dinë të shijojnë përkëdheljen e mirë.
Nëse keni vënë re që e adhuruara juaj mbyll sytë kur e përkëdhelni, mos mendoni se ajo do të flejë, sepse gjumi nuk është qëllimi i saj.
Ajo mbyll sytë për t’ju bërë me dije që e vlerëson gjestin tuaj dhe e shijon pa masë përkëdheljen.
Macja juaj gjithashtu do t’i mbyllë sytë për t’ju treguar që ka besim te ju. Kjo do të thotë se ajo është e vetëdijshme se ju nuk jeni një kërcënim për të, domethënë se jeni dikush ndaj të cilit ndjen siguri.
Kur macja i beson njeriut, ajo do t’i mbyllë sytë kur përkëdhelet si shenjë e besimit përfundimtar. Përveçse është mirënjohëse për vëmendjen tuaj, ajo kënaqet dhe ju tregon se ju beson, duke mbyllur sytë sepse ndihet shumë e relaksuar.
Pse macet harkojnë kurrizin kur i përkëdhelin?
Ashtu si macet mbyllin sytë kur i përkëdhelin, ato harkojnë kurrizin për të njëjtën arsye. Ato ju tregojnë se u pëlqen vëmendja juaj.
Kur një mace po kënaqet, frymëmarrja e saj zakonisht është e ngadaltë dhe e barabartë, dhe veshët dhe mustaqet e saj janë në një pozicion neutral.
Gjithashtu, ndërsa ju e përkëdhelni shpinën e maces tuaj dhe ajo e harkon bishtin, e përdor situatën për të shtrirë dhe për të lehtësuar tensionin e muskujve. Me atë rast, një sasi e madhe e endorfinës lirohet në trurin e saj. /Telegrafi-Limit.al