Përbërësit: Fusili 100 gr, pak rukola, djath kaçkavall, borzilok, vaj ulliri, kripë, piper
Përgatitja: Vendosim të ziejmë fusilit. Më pas përgatisim salcën e pestos me borzilokun ku hedhim djathin kaçkavall të grirë imët, borzilokun dhe i shtypim. Marrim tiganin ku hedhim pak nga masa e përgatitur, shtojmë fusilit, pak ujë makronash, kripë, piper, vaj ulliri dhe në fund i hedhim pak rukola. Sipas dëshirës mund t’i hedhim sipër në pjatë dhe copa të vogla pomodorini. Fusillit janë gati.
T’ju bëjë mirë! /Limit.al