TETOVË– Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Tetovë ku një 19-vjeçar ka përdhunuar një 15-vjeçare. Përmes një njofrimi pëe mediat Prokuroria Themelore e Tetovës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të tregut afër objekteve të vjetra të Universitetit Shtetëror. 19-vjeçari e ka kërcënuar të miturën që të futet në një makinë që drejtohej nga një person ende i paidentifikuar.
Sipas prokurorisë, e mitura është futur me forcë në sediljen e pasme të makinës e cila është parkuar 200 meta larg vendit ku u mor me forcë.
Personi që drejtonte mjetin është larguar për një moment dhe 19-vjeçari ka shkuar në sediljen e pasme dhe ka abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren. Kjo e fundit është lënë sërish në vendin ku u mor me forcë, ndërsa 19-vjeçari e kërcënoi të mos tregonte për atë se çfarë kishte ndodhur.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
I dyshuari 19-vjeçar ka dhunuar seksualisht një vajzë 14-vjeçare më 12 prill, në afërsi të tregut afër objekteve të vjetra të Universitetit Shtetëror në Tetovë, duke përdorur forcë dhe kërcënime. Ai së bashku me një person tjetër të panjohur e kanë takuar viktimën në një rrugicë teksa ajo ishte duke ecur drejt tregut. E dyshuara, përndryshe fqinji i saj, e ka tërhequr për krahu drejt një veture të parkuar aty pranë. Personi tjetër e ka zhbllokuar veturën, pas së cilës i dyshuari e ka goditur viktimën në fytyrë dhe e ka futur me forcë në sediljen e pasme. Automjeti drejtohej nga një person i panjohur, i cili i ka mbyllur dyert dhe i ka larguar 200 metra, më pas e ka parkuar veturën dhe ka dalë. I dyshuari dhe viktima kanë mbetur në sediljen e pasme, i cili e ka detyruar vajzën të kryejë akte seksuale duke përdorur forcë. Më pas ka telefonuar personin e panjohur dhe së bashku me makinën e kanë kthyer viktimën nga vendi ku e kanë marrë. I dyshuari e ka kërcënuar se do ta vriste nëse i tregonte dikujt për ngjarjen.
Prokurori i çështjes raportohet se ka kërkuar nga togat e zeza masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj 19-vjeçarit. Organi akuzohet shprehet se i riu mund ta kryejë sëriah të njëjtin akt nëse nuk dënohet me masë të rreptë. Kjo kërkesë u mor paeasysh nga Gjykata, e cila vendosi se deri në përfundim të hetimeve 19-vjeçari të qëndrojë në burg.
E mitura ndodhet e tronditur për ngjarjen dhe është në kujdesin e mjekëve dhe psikologëve./Limit.al