Prej ditësh tashmë po flitet se Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë duke kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre.
Dyshja larguan fotografitë e përbashkëta nga rrjetet sociale, gjithashtu miq pranë tyre kanë konfirmuar që mes çiftit ka një krizë.
E së fundmi duket se është zbuluar edhe aryseja që ka shkaktuar këtë krizë mes tyre.
Prive në rubrikën e përjavshme “E vërtetë/E pavërtetë”, ka raportuar se arsyeja e krizëz në çift ka qenë një hap madhor për të ndërmarrë në lidhje me të ardhmen e tyre.
Përflitet se Dafina ka kohë që ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë nënë, por DJ Geek mesa duket nuk ka qenë i gatshëm për të marrë këtë përgjegjësi për momentin./Prive