KOSOVË– Një incident i rëndë është regjistruar në Prishtinë ku një ashensor ka rënë nga kati i dytë në parkingun e një pallati. Raportohet se tetë persona mes tyre dhe një grua shtatëzënë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja e rëndë është regjsitruar në lagjen në lagjen Eshmir të Prishtinës në një pallat ku ashensori ka rënë nga kati i dytë në bodrum dhe për pasojë janë lënduar tetë persona mes tyre dhe dy fëmijë të mitur, të cilët fatmirësisht kanë marrë dëmtime të lehta trupore.
Një banor duke folur për mediat është shprehur se gruaja shtatzanë ka pësuar një traumë të madhe si pasojë e incidentit që mund të kishte përfunduar në një tragjedi.
Banori: Gruaja shtatzënë edhe dy fëmijët kanë pësuar traumë të madhe.
Banorët jashtë kamerave shprehen se kanë probleme të shpeshta me këtë ashensor, i cili nuk kishte as 24 orë që ishte vënë në funksion pas një kontrolli. Në shkurt të këtij viti në ashensorin e ndërtesës të njëjtë ishin lënduar pesë gra, njëra prej tyre kishe pësuar frakturë në këmbë./Limit.al