Shumë kritika për peshën e saj, Ronela Hajati: “Kam shumë kohë që nuk ndiej lumturi”

Ronela Hajati ka folur për herë të parë rreth gjithçkaje që është folur për të në këto dy vitet e fundit, sidomos për përfaqësimin aq shumë të komentuar në “Eurovison”. Teksa ishte e ftuar në programin “Më prit në fundjavë” ajo pranoi se eksperienca në Festivalin Evropian të Këngës ka qënë e vështirë.

“Nuk shkova atje për të fituar, doja të fitoja publikun. Eurovision-i është çelësi për të kapur mundësinë e tregut ndërkombëtar. Ka shumë vështirësi, por dashuria e publikut atje është fantastike.”- tregoi ajo. Më pas ajo u ndal te komentet negative për performancën, sidomos për veshjen dhe peshën.

“Komentet për peshën ishin të tmerrshme, nuk pyesin as si je. Kam shumë kohë që nuk ndjej lumturi, kam vetëm kënaqësi momentale.”-përfundoi Ronela.