Kompania e mediave sociale, Meta, ka vendosur se nuk do të riprodhojë më mes platformës së Facebook apo Instagram këngë italiane apo pjesë muzikore, pasi dështoi arritja e një marrëveshje me kompaninë italiane Siae, e cila ka si funksion mbrojtjen e të drejtave të autorit të kantautorëve dhe muzikantëve.

Ky vendim është marrë nga Meta,  drejtuesi i dy rrjeteve sociale, i cili ka bërë të ditur se “për fat të keq, marrëveshja përkatëse me Siae nuk mund të rinovohet”.

Kjo masë vlen vetëm për përdoruesit e mediave sociale në Itali.

Mediat fqinje kanë theksuar se negociatat përkatëse ka gjasa të vazhdojnë pasi për momentin, pjesa më e madhe e këngëve të “mbrojtura” nga Siae,  vazhdojnë të qëndrojnë në dy rrjetet e njohura sociale.

Sipas komentuesve italianë, artistët kryesisht, e kanë të rëndësishme shpërndarjen nëpër media sociale në mënyrë që të shpërndahen këngët dhe të kenë përfite, ndër të tjëra edhe monetare.

Komentuesit italianë theksojnë se, veçanërisht për artistët e rinj, është e rëndësishme që të jenë në gjendje t’i bëjnë të njohura këngët e tyre, me disa përfitime financiare, duke përdorur mediat sociale.